Connect with us

Azia

Beteja finale kundër fortesës së fundit të Shtetit Islamik

Published

on

Beteja finale kundër fortesës së fundit të Shtetit Islamik featured

Beteja finale kundër fortesës së fundit të Shtetit Islamik do të zhvillohet në qytetin Baghouz Al-Fawqani, Një zonë prej 700 kilometrash katrorë. Këtë deklaruan Forcat Demokratike Siriane, duke shprehur bindjen e thellë se gjatë ditëve të ardhshme ata do të komunikojnë përfundimin e luftës kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, lufta e fundit kundër xhihadistëve mund të ndryshojë ekuilibrat në Lindjen e Mesme, prandaj shumë analistë po ndjekin nga afër zhvillimet në këtë zonë.



Sipas informacioneve nga rrjeti CNN, duke cituar një zyrtar Amerikan, mbi 1000 luftëtarë të ISIS-it kanë braktisur Sirinë duke marrë me vete në valixhet e tyre mbi 200 milionë dollarë.

Ky numër është i përafërt me përçmimin e Kombeve të Bashkuara gjatë muajit gusht. Edhe pse Donald Trump thotë se kalifati po bie, analistët ndërkombëtarë thonë se kjo nuk do të thotë se Shteti Islamik do të zhduket nga Hartat.

Beteja finale kundër fortesës së fundit të Shtetit Islamik

Fitorja mbi këtë organizatë nuk do të ishte vetën neutralizimi i forcave të saj, por gjithashtu dhe e rrjetit që ajo disponon. Kjo do të ndodhte vetëm nëse xhihadistët do të mbeteshin pa sponsorë dhe aleatë të cilët u garantojnë armatim dhe strehim.

Forcat Demokratike Siriane kanë rrethuar qytetin Baghouz Al-Fawqani, një qytezë e cila gjendet në pjesën lindore të Sirisë. Misioni primar i këtyre forcave është mbrojtja e civilëve që kanë mbetur në këtë zonë. Një mision i cili nuk është aspak i lehtë pasi: «shpesh herë xhihadistët përdorin civilë si mburojë njerëzore».
Shumë mund të habiten se pse  «Baghouz Al-Fawqani nuk ka rënë akoma».



Gjenerali Chia Kobani deklaroi në mënyrë karakteristike: «shumë nga ju mund të habiten se pse nuk ka rënë kjo zonë. Bombardimet janë ndaluar por ne po lëvizim me kujdes sepse në këtë zonë ndodhen akoma shumë civilë, të cilët përdoren si mburojë njerëzore».

Zona e cila kontrollohet nga Shteti Islamik është shumë e vogël. Sidomos po të mendojmë se ata gjendeshin në kulmin e fuqisë së tyre. Shteti Islamik kishte nën kontrollin e tij një sipërfaqe të barabartë me Britaninë e Madhe dhe santazhonte rreth 10 milionë banorë të asaj zone.

Tërhiqni luftëtarët tuaj

«SHBA-ja kërkon nga Britania, Franca, Gjermania dhe disa aleatë të tjerë Evropianë të tërheqin mbrapsht 800 luftëtarët që ishin zënë rob në Siri, dhe ti dërgojnë ata në gjyq. Kalifati po bie! Alternativa nuk do të ishte e këndshme nëse ne do të detyroheshin të lemë ata të lirë.




Presidenti Amerikan ka kërkuar me anë të disa statuseve në rrjetet sociale që Evropianët të marrin mbrapsht nënshtetasit e tyre, ata që i ishin bashkuar Shtetit Islamik.

Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë ti lejojnë këta luftëtarë të invadojnë në Evropë, siç pritet të veprojnë», tha në mënyrë  karakteristike Presidenti Amerikan.

Këto deklarata patën krijuar një shqetësim në Evropë, pasi do të vejë para përgjegjësisë disa qeveri të Kontinentit të vjetër.

Gjembat e kësaj çështje

Beteja e fundit kundër xhihadistëve në Siri ka shkaktuar shqetësim mbi të ardhmen e Lindjes së Mesme, pasi pritet të ndryshojë përsëri balancën në këtë rajon. Gjithashtu, janë ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e civilëve në Indlip të Sirisë.

Kjo ndodh sepse shumë luftëtarë Sirianë të Shtetit Islamik do të zhvendosen drejt periferisë, zonën e fundit që nuk kontrollohet nga forcat e Bashar Al Asaad-it. Aty jetojnë 3 milion civilë, gjysma e së cilëve ishin transferuar në këtë zonë për tu mbrojtur.

Paralelisht, dyndja e luftëtarëve mund të ndërlikojë akoma më shumë përpjekjet për neutralizimin e organizatës motër të Al-Qaeda-s, Tahrir al-Sam, e cila kontrollon pjesën më të madhe të Indlip-it.

Sipas një botimi të gazetës Britanike Guardian, nëse do të ndodhte diçka e tillë do ti jepte Asaad-it justifikimin që ka nevojë për të pushtuar provincën. Nëse do të ndodhte, atëherë kjo do të shkaktonte një eksod masiv të emigrantëve drejt Turqisë. Kjo është diçka që nuk dëshirohet nga Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Turk kërkon të sigurojë kufijtë e Turqisë

Mundësinë e një ndërhyrje ushtarake në Indlip e ka përjashtuar dhe Presidenti Rus, Vladimir Putin, pas një samiti mbi të ardhmen e Sirisë, ai ishte zhvilluar në Soci gjatë javës së kaluar.

Vëmendja e Erdoganit, gjatë kësaj periudhe përqendrohet tjetërkundm, flasim për Sirinë Lindore, e cila kontrollohet nga luftëtarët Kurdë. Presidenti Turk planifikon të krijojë disa zona të sigurta brenda në Siri për të detyruar forcat Kurde të tërhiqen. Realizimi i suksesshëm i kësaj strategjie do të siguronte kufijtë e Turqisë.

Fakti që Bashar Al Asaad-i dëshiron të marri kontrollin e gjithë Sirisë, duke përfshirë dhe zonat e braktisura nga Shteti Islamik, nuk e intereson fare Erdoganin. Madje arsyeja kryesore se pse nuk e ka realizuar akoma është se ai nuk dëshiron të ushtrojë presion mbi Presidentin Amerikan, Donald Trump.

Trupat Amerikane do të largohen deri në pranverë

Pavarësisht reagimeve të gjeneralëve të tij, Presidenti Amerikan ka njoftuar se trupat amerikane do të largohen nga siria deri në Pranverë. Atëherë do të jetë dhe koha e duhur për lëvizjen e radhës nga Erdogani.

Rënia e Shtetit Islamik në Siri do të ketë ndikim dhe mbi Irakun. Me ndihmën e forcave ndërkombëtare, ushtria Irakiane ka arritur të detyrojë xhihadistët të braktisin Mosulin dhe disa zona të mëdha gjatë vitit 2017. Sipas një raporti të Pentagonit ata po organizojnë forcat e tyre në rajonet sunite dhe ata mund të organizojnë sulme të reja.


Më të lexuarat