Connect with us

Amerika e Jugut

Binjakët refuzuan të tregojnë se cili prej tyre ishte babai dhe e paguan shtrenjtë

Published

on

Binjakët refuzuan të tregojnë se cili prej tyre ishte babai dhe e paguan shtrenjtë

Historia e mëposhtme mund të ishte shaka, por nuk është. Gjykata e Brazilit ka dënuar dy binjakë që të paguajnë para për nënën e një fëmije, që asnjëri prej tyre nuk pranonte ta njihte.

«Gjykatësi Filipe Luís Peruca kishte vendosur që të përfshiheshin të dy emrat e binjakëve në certifikatën e lindjes. Më tej ai kishte caktuar që secili prej tyre duhet të paguante një shumë prej 30% të rrogës bazë», thoshte vendimi i gjykatës së Goias.

Rroga bazë në Brazil është rreth 998 real (230 euro). Domethënë secili prej tyre duhet ti japë nënës së fëmijës nga 299,4 real (rreth 69 euro).

Binjakët kishin patur një lidhje të shkurtër me nënën e fëmijës, e cila nuk kishte mundur të zgjidhte misterin e atësisë së vajzës së saj. Kjo kishte ndodhur pasi «binjakët akuzonin njëri tjetrin për atësinë e fëmijës».

Njëri prej tyre kishte bërë dhe test ADN-je, i cili kishte dalë pozitiv por ai nuk kishte pranuar ta njihte fëmijën pasi sipas tij nuk ishte ai babai por vëllai i tij. ADN-ja e binjakut tjetër është e ngjashme me të tijën, pasi binjakët monozigotë kanë të njëjtin identitet gjenetik.

«Njëri nga dy vëllezërit po mundohet të fshehë atësinë», kishte deklaruar gjykatësi në vendimin e tij përfundimtar.

Gjykata shpjegoi se në moshën e tyre të adoleshencës, binjakët 31 vjeçar «përdornin ngjashmërinë e tyre për të mbuluar pabesitë që bënin».


Më të lexuarat