Connect with us

Azia

Bletët jetonin në syrin e 20 vjeçares

Published

on

Bletët jetonin në syrin e 20 vjeçares

Vajza quhet He, emri i saj është kështu, kishte vajtur në spitalin Fujin për të bërë disa analiza në syrin e saj, i cili ishte ënjtur. Pas një sërë analizash të posaçme mjekët kishin zbuluar disa bletë në syrin e saj.

Profesori Hung Chi-ting, i cili drejton dhe departamentin oftalmologjik kishte deklaruar se ky ishte rasti i parë në botë, pasi diçka e tillë nuk është zbuluar kurrë më parë. Bletët kishin arritur të mbijetonin në syrin e saj pasi ushqeheshin nga lotët dhe djersa e 20 vjeçares.

«Pashë diçka që ngjante me këmbë insekti, fillova ta tërheq me kujdes me anë të mikroskopit për të mos plagosur trupin e tyre», kishte deklaruar Hung Chi-ting duke përshkruar momentin që kishte zbuluar bletët.

«Ishin katër bletë, një specie që jeton nëpër varreza ose pemë të kalbura. Është shumë e lehtë ti zbulosh nëse vete piknik në mal», shtoi ai.

«Dikur vizituam varrin e një të afërmit tonë dhe unë kisha pastruar barin, ndjeja erën teksa frynte në fytyrën time, pas kësaj ndjeva që diçka kishte hyrë në syrin tim por kujtova se ishte dhe», tha 20 vjeçarja. Më tej ajo vazhdoi:

« Pastrova syrin tim me ujë po fillova të kisha dhimbje të forta gjatë mbrëmjes. Dhimbja ishte e fortë dhe syri lotonte vazhdimisht». Pas këtij incidenti ajo ishte larguar nga spitali dhe mjekët besojnë se do të rikuperohet plotësisht së shpejti.


Më të lexuarat