Connect with us

Azia

Bombadime dhe Shkëmbime raketash midis Izraelit dhe Hamasit

Published

on

Bombadime dhe Shkëmbime raketash midis Izraelit dhe Hamasit

Ushtria Izraelite sot ka komunikuar se ishin hedhur rreth 30 raketa të reja nga Rripi i Gazës. Sulmi kishte filluar pas orës 21:00 (ora lokale e Shqipërisë) gjatë ditës së hënë. Kjo e ka çuar numrin e raketave të hedhura nga Hamasi në 60 gjithsej.

Gjithashtu, Ushtria Izraelite kishte deklaruar se kishte realizuar goditjen e 15 objektivave, midis tyre dhe një infrastrukturë ushtarake e organizatës “Xhihadi Islamik”. Në këtë deklaratë, Ushtria Izraelite nuk përfshinte numrin e objektivave që ishin bombarduar gjatë ditës së hënë. Organizata e Hamasit kishte deklaruar se është e gatshme të rriste veprimtarinë e saj nëse konsiderohej e nevojshme.

Organizata e Hamasit nga ana e saj kishte thënë se marrëveshja ishte realizuar midis «forcave pushtuese dhe organizatave të rezistencës». Kjo marrëveshje ishte arritur pas përpjekjeve të Egjiptit me anë të një deklarate të lëshuar nga Fauji Barkham, një zëdhënës i partisë islamiste që sundon në Gazë.

Nuk ishte dhënë anjë konfirmim për armëpushimin nga pala Izraelite

Nuk ishte dhënë asnjë konfirmim për armëpushim nga ana e Izraelit, pasi Ushtria Izraelite nuk publikon kurrë të dhëna mbi marrëveshjet sekrete. E  njëjta gjë vlen dhe për marrëveshjet që arrihen nëpërmjet negociatave të fshehta të kësaj natyre, të cilat ishin realizuar me ndërmjetësimin e Kajros.

Forcat Izraelite kanë goditur infrastruktura ushtarake dhe civile, të cilat i përkisnin organizatës së Hamasit dhe gjenden në Rripin e Gazës. Ky sulm kishte qenë kundërpërgjigje për raketën që kishte shkatërruar një ndërtesë një Izraelin Qendror, duke lënë pas 7 persona të plagosur gjatë mëngjesit të ditës së hënë.

Një ndër objektivat që janë sulmuar nga bombarduesit Izraelitë ishte dhe zyra e zyrtarit të lartë të Hamasit, Ismail Hanija. Sipas mediave Palestineze ishin goditur dhe zyrat qendrore të organizatës së Hamasit në qytetin e Gazës. Godina ishte shkatërruar plotësisht. Deri tani nuk është dhënë asnjë njoftim nëse aty kishte viktima.

Sipas Ushtrisë Izraelite është bombarduar dhe qendra e Shërbimeve Sekrete të Hamasit

Gjithashtu janë goditur dhe 2 infrastruktura që ishin pjesë e sektorit të armatosur të Hamasit, të cilat gjenden në pjesën veri-perëndimore të qytetit të Gazës. Besohet se «këto infrastruktura ishin evakuuar para se të fillonte sulmi». Gjithashtu, është goditur edhe një ndërtesë në qendër të qytetit të Gazës, e  cila i përkiste një kompanie sigurimesh që është e lidhur ngushtë me Hamasin.

Sipas burimeve Izraelite, kjo ndërtesë ishte qendra e shërbimeve sekrete të organizatës së Hamasit. Të paktën tre persona ishin plagosur në këtë bombardim. Në gjithë pjesën bregdetare që ishte bombarduar nga Izraelitët, ishin plagosur të paktën 7 persona. Të gjitha spitalet në Rripin e Gazës ishin vënë në gjendje urgjente për shkak të tensionit të jashtëzakonshëm.

Si kundërpërgjigje për sulmet ajrore Izraelite, Palestinezët kishin hedhur një numër të konsiderueshëm raketash kundër territoreve Izraelite. Nga këto bombardime ishte shkatërruar një shtëpi në qytetin Sderot por nuk është komunikuar ndonjë lajm nëse kishte të plagosur.

Izraeli ka dërguar forca këmbësore për të blinduar kufirin me Palestinën

Përveç sulmeve ajrore, Izraeli ka blinduar kufirin me njësi ushtarake në afërsi të murit që ndan Izraelin nga Palestina. Gjithashtu ishte vendosur të  izoloheshin të gjitha rrugët dhe zonat që ndanin tokat Izraelite nga Rripi i Gazës.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antoio Guteres ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Ai u bëri thirrje të dyja palëve për vetëpërmbajtje. Lajmi ishte komunikuar nëpërmjet zëdhënësit të tij përballë gazetarëve në Nju Jork.

Përshkallëzimi i ri i dhunës ka filluar dy javë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael. Benyamin Netanyahu, i cili po jep luftën e tij për mbijetesën e tij politike po përballet dhe me akuza për korrupsion. Ai ishte kritikuar se nuk po merrte masa të rrepta kundër Hamasit, sidomos nga krahu i djathtë politik në vend.

Rripi i Gazës është një ndër zonat më të goditura në Palestinë

Rripi i Gazës është goditur në mënyrë të egër dhe herë pas here nga tensionet dhe luftimet në zonë. Kjo zonë përballet vazhdimisht me izolimin e vazhdueshëm nga Izraeli dhe Egjipti, i cili thjesht ndjek si spektator përkeqësimin e kësaj situate.

Ky përshkallëzim u regjistrua disa ditë para festës së 30 marsit, përvjetorit të fillimit të «Kthimit të Madh». Një mobilizimi të përgjithshëm për të denoncuar izolimin e Rripit të Gazës. Pritet që këto demonstrata të kenë një numër të konsiderueshëm protestuesish me rastin e përvjetorit.

Që nga muaji mars i vitit 2018, të paktën 258 njerëz janë vrarë nga plumbat Izraelitë në Rripin e Gazës, kryesisht përgjatë vijës kufitare. Disa nga këto viktima kanë mbetur të vrarë gjatë operacioneve të tankeve Izraelite ose ato ajrore. Zakonisht këto sulme organizohen si kundërpërgjigje për aktet armiqësore që kryhen herë par here nga enklava e Rripit të Gazës. Gjithashtu kanë mbetur të vdekur dhe dy ushtarë Izraelitë.



Më të lexuarat