Connect with us

Azia

Bombë brenda në një kishë në Filipine

Published

on

Bombë në një kishë në Filipine

Sipas komunikimeve nga Policia dhe Ushtria, 18 persona kanë gjetur vdekjen nga dy shpërthime që ndodhën në një kishë në Filipine-n Jugore. Numri i të vdekurve u konfirmua nga autoritetet disa orë pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin «Holo», dymbëdhjetë qytetarë, 5 ushtarë dhe një polic kanë mbetur të vdekur gjatë dy shpërthimeve që ndodhën në një kishë, e cila ndodhet në këtë qytet.



Sipas përfaqësuesit të forcave të armatosura,  83 persona kanë mbetur të plagosur gjatë këtij sulmi.

Përfaqësuesi tha gjithashtu se bilanci zyrtar kishte dalë nga hetimet që u kryen nga forcat e sigurisë të cilat gjenden në terren. Informacioni mbi 27 viktima që ishte komunikuar pak orë më parë, kishte qëlluar për shkak të një gabimi në numërimin e viktimave.

Ai më tej ka deklaruar se e gjithë zona e «Mindanao-s» është vënë nën ligjin ushtarak, prandaj po kryhen hetime nëse ka patur ndonjë gabim në masat e sigurisë.

Dhjetëra të vdekur nga shpërthimet në Filipine

Shpërthimi i parë ka ndodhur brenda në kishë,  gjatë meshës. Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur në parkingun që gjendej përpara kishës, pikërisht në momentin që kishin mbërritur autoritetet në vendngjarje.

Fotografitë që shpërndau ushtria tregojnë qartë shenja gjaku në pjesën e brendshme të hyrjes, dhe dëme në një automjet të ushtrisë që gjendej në ambientet e jashtme të kishës.

Nuk është akoma e qartë nëse ku sulm lidhet me referendumin që u zhvillua në «Mindanao» me datë 21 janar. Referendumi ishte zhvilluar për të ratifikuar krijimin e një administrate të re,  e cila do të ishte më autonome në rajonin ku shumica e banorëve janë myslimanë.

Ligji sipas të cilit themelohet rajoni autonom mysliman i Mindaos parashikohej në marrëveshjen e paqes që kishte nënshkruar Manila me grupin autonom «Fronti çlirimtar islamik», në vitin 2014.

Sipas kolonelit «Besana», hetuesit do të analizojnë llojet e eksplozivëve që janë përdorur për të nxjerë konkluzion se cila është organizata përgjegjëse.

Zëdhënësi presidencial, Salvador Panello, dhe Sekretari i mbrojtjes, Dellin Lorenzana, dënuan sulmin dhe premtuan se autoritetet do ti gjejnë autorët dhe do ti çojnë ata para drejtësisë.


Më të lexuarat