Connect with us

Amerika e Jugut

Brazil: Anija përplaset me urën duke shkaktuar shembjen e saj

Published

on

Anija përplaset me urën duke shkaktuar shembjen e saj

Sipas dëshmitarëve okularë, të paktën 2 automjete kanë rënë në lum pas përplasjes së një anije me një nga kolonat e kësaj ure. Menjëherë, ishte shkaktuar shembje masive, mbi 200 metra urë ishin zhytur në det duke marrë me vete dhe makinat që gjendeshin mbi të. Vërtet një ngjarje e frikshme!

Tani për tani nuk ka asnjë informacion mbi bilancin e viktimave. Në vendngjarje, zhytësit po inspektojnë zonën imtësisht duke kërkuar për persona të izoluar nën sipërfaqen e ujit. Jemi informuar se 5 anëtarët e anijes ndodhen shëndosh e mirë, nuk kanë pësuar asnjë gërvishtje.

Guvernatori i shtetit Para, Helder Barbalho, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë zonë, menjëherë pas ngjarjes. «Në këto momente, përparësia jonë është të kërkojmë për viktima dhe tu ofrojmë mbështetje të plotë familjeve të tyre», tha ai.

Barbalho kishte postuar dhe një video në Twitter nga pjesa e shembur e kësaj ure, e cila ka një gjatësi prej 860 metrash. Kjo urë është pjesë e rrugës që të nxjerr në një nga portet më të rëndësishme të Brazilit, në portin e Belemit.

Sipas BBC-së, autoritetet po punojnë në largimin e gërmadhave nga lumi. Në të njëjtën kohë janë vënë disa tragete në dispozicion të publikut, për të kaluar në anën tjetër të lumit, deri sa të riparohet pjesa e shembur e urës.

Mediat lokale kishin transmetuar se gjatë një inspektimi që ishte realizuar në këtë urë, ishte konstatuar gërryerje në kolonat e saj. Qeveria lokale kishte kërkuar fonde urgjente për riparimin e saj. Megjithatë, autoritetet lokale nuk e kishin konsideruar gjendjen e saj kaq kritike saqë të ndalonin kalimin e automjeteve mbi këtë urë.


Më të lexuarat