Connect with us

Amerika e Jugut

Brazil: Arrin në 58 numri i të vdekurve

Published

on

Brazil Arrin në 58 numri i të vdekurve featured

Sipas burimeve zyrtare numri i të vdekurve në tragjedinë e Brazilit ka arritur në 58. Ky incident kishte ndodhur gjatë ditës së premte pas shembjes së një digë në afërsi të një miniere në Brazil.



Njoftimin për gazetarët, mbi bilancin e viktimave, e ka bërë zëdhënësi i mbrojtjes civile «Flavio Gotziniu». Njoftimi është lëshuar sot me datë 28 janar.



«Bilanci i viktimave pritet të rritet», tha zëdhënësi në deklaratën e tij, e cila transmetohej drejtpërdrejt në të gjitha rrjetet televizive Braziliane.

Shembja e kësaj dige e cila ndodhej në ambientet e minierës,  e cila ishte pronë e kompanisë «Vale», kishte krijuar një valë gjigande prej balte dhe uji. Kjo dallgë goditi zona të mëdha në qytetin « Brumadinho» ku jetojnë rreth 39.000 banorë.


Më të lexuarat