Connect with us

Amerika e Jugut

Brazil: Dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur

Published

on

Brazil Dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur featured

Autoritetet Braziliane kanë komunikuar se të paktën 34 persona kanë humbur jetën e tyre. Këto janë të dhënat e fundit nga Bumadinho.

Shpresat për gjetjen e të paktën 300 personave të humbur po pakësohen vazhdimisht. Kjo ndodh pasi reshjet e shiut po bëjnë akoma më të vështirë operacionin për gjetjen dhe shpëtimin e të mbijetuarve.



Deri tani janë shpëtuar 200 persona, shpresa për të gjetur persona të tjerë sa vijnë e shuhen me kalimin e orëve. Megjithatë, ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndalim për të nxjerrë sa në shumë të mbijetuar nga kjo tragjedi.

Në këtë operacion po marrin pjesë dhe 13 helikopterë, të cilët po fluturojnë mbi atë zonë për të bërë të mundur zbulimin nga lart të njerëzve që ndodhen akoma të bllokuar në baltë.

Urojmë dhe shpresojmë që kjo tragjedi të mos marrë përmasa katastrofike, pasi kjo zonë ka vuajtur tej mase nga këto fenomene.

Në të njëjtën kohë autoritetet Braziliane kanë gjobitur kompaninë përgjegjëse për këtë tragjedi. Thuhet se shuma e gjobës do të disponohet për të kompensuar familjet e viktimave.


Më të lexuarat