Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Brexit: Britania e Madhe ka filluar të lëshojë pasaporta pa frazën «Bashkimi Evropian»

Published

on

Britania e Madhe ka filluar të lëshojë pasaporta pa frazën «Bashkimi Evropian»

«Pasaporta me ngjyrë të kuqe, të errët pa termin Bashkimi Evropian në kopertinë janë hedhur në qarkullim që nga data 30 Mars», deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në komunikatën e ditës së djeshme.

Pasaportat e reja kanë filluar të lëshohen një ditë pas 20 Marsit, një datë e cila ishte planifikuar të realizohej Brexit.

Zëdhënësja e ministrisë ka shpjeguar se pasaportat me termin «Bashkimi Evropian», do të vazhdojnë të lëshohen akoma për një kohë të shkurtër. Kjo do të ndodhë për të disponuar rezervat aktuale. Prezenca ose mungesa e këtij termi nuk do të ketë ndonjë efekt apo ndikim në aftësitë e mbajtësit të pasaportës për të udhëtuar.

Kjo tërheqje simbolike ka shkaktuar disa komente dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale, nga mbështetësit dhe rivalët e Brexit.

«Mirë është ta dini», kishte thënë në një Tweet një përdorues me emrin Garrood. «Duhet ta rinovoj dhe mezi pres të shikoj “termin kanceroz” të zhduket nga pasaporta ime».

«Jemi akoma në Bashkimin Evropian, përse kjo nuk pasqyrohet në pasaportën time», kishte thënë përdoruesi @SpinHBarone, duke deklaruar “i zhgënjyer”.

Deri në fundin e këtij viti, pasaportat do të ndryshojnë ngjyrë, nga e kuqja në blu. Ngjyrat që mbanin pasaportat britanike para se të përshtateshin me ato të shteteve anëtare në Bashkimin Evropian.

Ju rikujtojmë se: «Tereza Mei ka kërkuar një shtyrje të re për datën e largimit nga Unioni». Data fillestare ishte përcaktuar dhe ishte 29 Marsi, në vazhdim ishte shtyrë deri me datë 12 Prill. Kreu i Konservatorëve ka kërkuar një shtyrje të re, të paktën deri më datë 30 Qershor.


Më të lexuarat