Britania e Madhe humbet 1 trilion $ investime për shkak të Brexit

Sipas një raporti të publikuar të hënën Bankat dhe një serë institucionesh financiare kanë transferuar të paktën 800 miliardë £ (1 trilion $) vlerë në asete nga Anglia drejt bashkimit Evropian për shkak të Brexit.

Brexit po ndikon rëndë mbi ekonominë e Britanisë së madhe.

Shumë Banka kanë hapur zyra të reja në Bashkimin Evropian për të siguruar aktivitetet e tyre rajonale pas Brexit. Kjo do të thotë se ata duhet të transferojnë dhe akoma më shumë pasuri të konsiderueshme aty për të përballuar rregullatorët e Bashkimit Evropian. Disa Kompani të tjera po transferojnë pasuri dhe asete për të mbrojtur klientët e tyre ndaj paqëndrueshmërisë së tregut dhe ndryshimeve të befasishme gjatë stabilizimit.

Britania e Madhe ka humbur 1 trilion $ investime për shkak të Brexit

The consultancy Group tha se kjo shifër përfaqësonte rreth 10% të aktiviteteve të Sektorit bankar në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ky ishte vetën një përçmim konservativ pasi disa banka nuk kanë bërë publike akoma planet e tyre. Shifrat e publikuara pasqyrojnë vetëm lëvizjet që janë prononcuar publikisht. Dihet se në prapaskenë disa kompani po ndërtojnë plane për të përballuar një skenar të vështirë (no deal).

EY ka studiuar 222 nga kompanitë më të mëdha të sektorit financiar në vend që nga referendumi i 2016-ës

Është planifikuar që Britania e madhe të braktisë Bashkimin Evropian pas fiks 81 ditësh. Por Kryeministrja Tereza Mei akoma po lufton të sigurojë mbështetje në Parlamentin e Britanisë së madhe për marrëveshjen e ndarjes nga pjesa tjetër e Bashkimit Evropian.

Parlamenti i Britanisë së madhe do ta votojë marrëveshjen gjatë javës së ardhshme. Por, nëse Kryeministrja Mei nuk arrin të fitojë marrëveshjen atëherë shanset që Britania e madhe të gjendet jashtë EU pa marrëveshje do të arrijnë kulmin e tyre.

Banka e Anglisë komunikoi se Pasojat nga ky skenar do të tejkalonin krizën financiare të 2008-ës. Nëse Britania e madhe do të largohej nga Evropa pa asnjë marrëveshje do të ishte një makth i vërtet për Institucionet Financiare. Marrëveshjet e deritanishme me rregullatorët e Bashkimit Evropian do të ishin të pavlefshme dhe bankat do të gjenin vakume ligjore për të ushtruar një pjesë të aktiviteteve të tyre përgjatë bllokut.  

Bashkimi Evropian ka komunikuar se do të zbatojë disa faza për të evituar një përmbysje të plotë. Por në të njëjtën kohë tha se planet urgjente ishin thjesht një alternativë e përkohshme për të mbrojtur interesat e tij.

EY komunikoi se kompanitë që ata studiojnë tashmë kanë krijuar afër 2,000 vende pune në vendet e tjera të Bashkimit Evropian në përgatitje për Brexit. Deuche Bank, Goldman Sachs dhe Citi kanë transferuar tashmë pjesërisht bizneset e tyre jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Këto transferime janë bërë në Dublin, Luksemburg, Frankfurt, Paris nëpër destinacione të Popullarizuara.

EY tha se këto kompani Financiare janë të gatshme të transferojnë më shumë asete nëpër qytetet Evropiane gjatë javëve të ardhshme. Sa më shumë afër 29 Marsit pa marrëveshje aq më tepër asete do të transferohen dhe do të krijohen vende pune në nivel lokal duke u zhvendosur nga Anglia.

Londra është kryeqyteti financiar i Evropës këtu e disa dekada.

Anglia është Selia ndërkombëtare e dhjetëra bankave Internacionale. Industria Financiare punëson mbi 2,2 milion njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuon me 12,5% të PBB’së. Kjo Industri arrin të gjenerojë rreth 72 miljardë £ të ardhura në taksa çdo vit. Kjo shumë e konvertuar në Dollarë është rreth 100 Bilion $.

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ka patur pasoja nga Brexit. Inflacioni u rrit dhe besimi i konsumatorit ra duke dëmtuar sektorin e shitjes me pakicë në vend. Investimet në sektorin e Biznesit kanë shënuar rënie dramatike. Kjo ndodh pasi kompanitë bëjnë plane në pritje për shkak të pasigurisë në vend. Lojtarët kryesorë kanë paralajmëruar se mund të lënë Anglinë nëse kemi një Brexit pa marrëveshje.

Grupi Gjerman i inxhinierisë SCHAEFFLER po mbyll dy degët kryesore në vend për shkak të pasigurisë. Prova e fundit e dhimbjes ishte ditën e Hënë kur Shoqëria Britanike e prodhuesve të automjeteve dhe tregtarët thanë se regjistrimet e automjeteve kanë rënë 6,8% gjatë vitit 2018. Dhe ky ishte viti i dytë radhazi i rënjes.

Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu