Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Bujë me një anti-vegan i cili hëngri një ketër të pa gatuar publikisht

Published

on

Bujë me një anti-vegan i cili hëngri një ketër të pa gatuar publikisht

Youtube-ri anti-vegan, i cili quhet Sv3rige dhe është pjesëtar i lëvizjes “sarkofag”. Ai kishte vajtur gjatë ditës së shtunë në një Pazar në Soho bashkë me disa persona me të njëjtin mendim, duke mbajtur pankarta ku shkruhej «konsumoni yndyrë shtazore, mos vdisni».

Duke patur të varur në qafën e tij një zog të vdekur (si varëse), Sv3rige kishte filluar të konsumonte një ketër të vdekur. Kjo kishte ndodhur teksa ndodhej në një pazar plot me ushqime të ndryshme.

Në një video që kishte ngritur në internet, një tjetër “sarkofag” kishte rrjepur një ketër me dhëmbët e tij para se ta kafshonte për ta ngrënë atë. Kalimtarët pyesnin Youtube-rin se pse po bënte një gjë të tillë, duke i thënë se dhe ata hanin mishin por jo në një mënyrë të tillë. Ai përgjigjej se: «synonte të ndërgjegjësonte njerëzit mbi rreziqet që u kanoseshin nëse nuk hanin mish». Ky lajm ishte publikuar nga sajti Metro.

Një tjetër vegan kishte deklaruar se kishte qenë vigan për 20 vite me radhë dhe «kishte rrezikuar të vdiste nga kequshqyerja».

Mishi ka të paktën 15 substanca ushqimore që organizmi i njeriut ka nevojë për to

«Mesazhi është se mos konsumimi i mishit shkakton kequshqyerje dhe pikërisht kjo është arsyeja që disa prej nesh hamë mish të njomë për të treguar se çfarë hanë njerëzit në natyrë. Po përpiqemi t’ju tregojmë veganëve se janë të paktën 15 substanca ushqyese që nuk mund ti marrin ato nga bimët. Shpesh herë arrijmë ti bëjnë të na kuptojnë», deklaroi Sv3rige.

Në të vërtetë, ai akuzonte veganët se ata: «merren më shumë me etikën pa njohur mirë të ushqyerit. Më pas ai kishte treguar disa raste ku njerëzit «ishin sëmurë pas disa viteve pa e ditur përse».

«Ata besojnë se është gjëja më e mirë që mund të bëjnë dhe është shëndërruar në diçka të ngjashme me fenë për ta. Ata besojnë se mund të kalojnë gjithë jetën e tyre duke ngrënë bar si lopët. Nuk është aspak kështu, ne jemi njerëz», kishte thënë ai.

Gjatë javës së kaluar, ky person ishte shfaqur në “VegFest” me një kokë derri të prerë dhe kishte filluar ta hante të pa gatuar.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat