Connect with us

Bota

Burgoset 20 vjeçarja që kishte bindur të dashurin të vetëvritet

Published

on

Burgoset 20 vjeçarja që kishte bindur të dashurin të vetëvritet featured

Michele Carter është dënuar me 2,5 vite burg për vrasje nga pakujdesia. Ky vendim u mor pasi gjatë muajit korrik të vitit 2014, ajo kishte bindur partnerin e saj 18 vjeçar të kryente vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata e Masahusetit, n vitin 2017 e kishte dënuar me 15 muaj burg, por dënimi nuk mund të zbatohej pa mbaruar procesi i apelit të palës së paditur. Përfundimisht, gjykata refuzoi kërkesën e saj pasi u zbulua se ajo kishte shkëmbyer dhjetëra mesazhe me viktimën, pikërisht ditën që ai ishte vetëvrarë.



Madje ajo ishte në lidhje telefonike me të në momentin që ai po helmohej nga thithja e monoksidit të karbonit, ndërsa pas vetëvrasjes, ajo nuk kishe lajmëruar prindërit e 18 vjeçarit.

Gjykata pretendon se Michele Carter, e cila atëherë ishte 17 vjeçe, ndihmonte të dashurin e saj në planin e vetëvrasjes. Me datë 13 korrik, pas disa mesazheve që kishte shkëmbyer me të dashurën e tij, vajti me fugonin e tij në një parking të mbyllur dhe aty vdiq nga tymi i monoksidit të karbonit.

Ata ishin njohur gjatë vitit 2012 në Florida, gjatë një vizite tek të afërmit e tyre. Pas takimit të parë ata ishin takuar vetëm 2-3 herë gjatë tre viteve edhe pse jetonin shumë afër njëri tjetrit. Ata mbanin kontakt vetëm me anë të mesazheve.


Më të lexuarat