Connect with us

Turqia

Çavusoglu: Marrëveshja e sistemit kundërajror S-400 nuk mund të anulohet

Published

on

Marrëveshja e sistemit kundërajror S-400 nuk mund të anulohet

Tonet e SHBA-së me Turqinë janë ngritur sërish për shkak të vendimit të Ankarasë në lidhje me blerjen e sistemit kundërajror Rus, S-400. Uashingtoni kishte deklaruar se ky sistem nuk përputhej me standardet e NATO-s. Qeveria e Presidentit Amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se nëse kjo marrëveshje do të realizohej, mund të vendosen sanksione nga ana e Amerikës kundër Turqisë.

Uashingtoni i ka kërkuar Turqisë të blejë sistemin Patriot Raytheon në vend të sistemit S-400. Ankaraja ishte përgjigjur se kishte dëshirë të mbyllte një marrëveshje të tillë por kjo do të ndodhte vetëm nëse propozoheshin kushte që Ankaraja do ti konsideronte të favorshme.

Gjatë deklaratës për shtypin në kuadër të vizitës të tij në SHBA, Çavusoglu kishte thënë se «Turqia dëshiron të blejë sistemin Patriot, por nuk do të anulonte marrëveshjen që ka firmosur me Rusinë».

«Kemi deklaruar këtu e vite që kjo marrëveshje është e mbyllur, nuk mund ta anulojmë», tha kreu i diplomacisë turke.

Turqia ka marrë dhe një ofertë nga SHBA-ja për blerjen e sistemit Patriot

Më tej ai kishte shtuar se kishte marrë një ofertë të re për sistemin Patriot nga SHBA-ja, e cila përmbante çmime dhe datat e dorëzimit. Dy vendet kishin rënë dakord për të negociuar. Megjithatë, sipas tij Uashingtoni nuk mund të garantonte shitjen e këtij sistemi për shkak të rezistencës në Kongresin Amerikan.

«Problemi i vërtetë është kështu: Sot akoma, Shtetet e Bashkuara nuk mund të japin garanci për ti shitur sistemin Patriot Turqisë. Do të mund ti japin nesër; Nuk munden të premtojnë as këtë. Domethënë kush do të mbulojë nevojat e mija?», tha ai.

Çavusoglu kishte dhënë garanci se marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë nuk ishin një alternativë e aleancës së saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto marrëdhënje nuk janë as alternativë e pjesëmarrjes së Turqisë në NATO por as të optimizmit për të përforcuar marrëdhëniet me Evropën në mënyrë që një ditë të bëhet dhe anëtare e saj.

«Ne kemi bërë zgjedhjen tonë shumë kohë më parë, tani duhet të kemi marrëdhënje të mira me të gjithë dhe duhet të balancojmë këtë politikë», tha ai. «Ne nuk zgjedhim midis njërës apo tjetrës, e kemi marrë vendimin tonë dhe jemi anëtarë në NATO», insistoi ai.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report