Connect with us

Europa

Çështja Topaludhi: Fakte të reja nga celulari i Grekut

Published

on

Çështja Topaludhi Fakte të reja nga celulari i Grekut featured

Heqja e privatësisë së telefonit të 21 vjeçarit, Manolis Kukuras, ka nxjerrë fakte të reja në dritë. Bëhet fjalë për vrasjen e studentes në ishullin Rodhos të Greqisë.

Specifikisht, nga heqja e privatësisë në celularin e tij ka dalë se ai po «peshkonte» ose «gjuante» femra të tjera dhe u kërkonte atyre që ti plotësonin dëshirat e tij seksuale



Sipas informacioneve të para 21 vjeçari e bënte këtë akoma dhe pas vrasjes së studentes. Në shumë raste ai vazhdonte jetën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Rezultatet e analizave të ADN-së në objektet që kishte sekuestruar Policia nga dhoma e shtëpisë së grekut, pikërisht dhoma ku u realizua dhe përdhunimi i saj.

Janë gjetur gjurmë të reja ADN-je që nuk u përkasin autorëve.

Kampionët janë marrë dhe nga shkëmbinjtë, vendi ku ishte hedhur trupi i saj i gjallë. Nga analizat e kryera kanë dalë rezultate ku vërtetojnë se aty gjendeshin dhe persona të tretë.

Sipas informacioneve të transmetuara nga kanali televiziv STAR,  «Këto gjurmë nuk janë tretur nga uji i detit dhe janë kampionë të dobishëm për zbardhjen e kësaj çështjeje».

Në objektet e analizuara dhe nga ato që ishin gjetur në shtëpinë e Grekut, ku u përdhunua studentja, është arritur të identifikohen gjurmët e dy autorëve. Paralelisht janë gjetur dhe gjurmë të disa personave të tretë, të cilat mbeten të pa identifikuara akoma.

Sipas të njëjtit burim ishte e natyrshme të gjenden gjurmë të pa identifikuara në shtëpinë e tij, pasi atë shtëpi e kishin vizituar shumë persona të cilët nuk kanë lidhje me krimin.

Megjithatë, nëse janë gjetur gjurmë ADN-je të personave të tretë në objektet e mbledhura nga vendi ku ishte hedhur trupi i saj, atëherë çështja do të ndërlikohet pasi kjo do të thotë që në këtë vrasje kanë marrë pjesë dhe të tjerë. Persona të cilët duhet të gjenden, të identifikohen dhe të dërgohen para drejtësisë për të dëshmuar.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report