Connect with us

Editorial

Çmenduri: Opozita rrugore i bën thirrje militantëve të saj të bllokojnë kryqëzimet dhe akset rrugore për të krijuar kaos

Partia Demokratike po nxit militantët e saj të krijojnë kaos në vend duke bllojuar kryqëzimet dhe akset rrugore me urdhër direkt duke vërtetuar edhe një herë se ajo nuk është në gjendje të rrespektojë kodin rrugor dhe jo më kushtetutën. Sipas PD-së nuk ekzistoka asnjë rregull kur ajo nuk është në pushtet dhe synon kapjen e tij në mënyrë ilegjitime siç ka vepruar përgjatë gjithë historisë dhe ekzistencës së saj

Published

on

Opozita Rrugore i bën thirrje militantëve të saj të bllokojnë kryqëzimet dhe akset rrugore për të krijuar kaos

Partia Demokratike me sa duket kërkon me çdo kusht përshkallëzimin e krizës politike në vendin tonë. Si gjithmonë, arsyet kryesore të këtyre pretendimeve janë humbja e thellë e kësaj lëvizje politike pas refuzimit të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Teoritë dhe aludimet e lëshuara nga pjesëtarë të kësaj partie janë nga më të ndryshmet dhe më të pa besueshmet. Sipas burimeve nga kjo parti dhe propagandës non stop e cila ka arritur kulmin e saj pas mos reagimit të ndërkombëtarëve, ose të paktën jo siç prisnin ata.

Në të vërtetë PD-ja gjatë ditëve të fundit ka filluar një propagandë të paparë nga kanali në kanal ku sipas të cilës dekreti i presidentit Meta për transferimin e datës së zgjedhjeve me 13 tetor na qenka në fuqi. Ky lajm është i rremë dhe çdo deklaratë e bërë duke u bazuar në një dekret i cili është konsideruar NUL nga mbarë Juristët, ose të paktën ata që nuk i përkasin kësaj partie, nuk i përket sferës së realitetit.

Pra, PD-në nuk e ndali askush të mos merrte pjesë në zgjedhje por kjo ishte një zgjedhje e saj. Kjo zgjedhje u deklarua publikisht nga pjesëtarë të kësaj partie si dhe të partive të tjera që përbëjnë koalicionin opozitar, i cili tashmë me përgjegjësinë e tij ndodhet jashtë Parlamentit.

PD insiston në mënyrë jo legjitime se dekreti i presidentit është akoma në fuqi duke u shtirur sikur ky dekret është i vlefshëm në kohën kur të gjithë juristët dhe kushtetuta e kanë përcaktuar këtë gjë në mënyrë definitive

Dekreti i Presidentit për zgjedhje pas 30 qershorit është i pa vlefshëm dhe kjo është vërtetuar dhe analizuar nga juristë dhe është konsideruar si një shkelje e kushtetutës. Pra, PD-ja po vepron në kundravatje të plotë dhe po përpiqet të trukojë njerëzit duke u paraqitur atyre gjërat ashtu siç nuk janë në realitet.

Çdo teori e tyre fillon nga dekreti i presidentit Meta i cili është Nul dhe çdo analizë, teori apo kauzë që ndërtohet duke u bazuar në këtë dekret nuk ka asnjë vlerë ligjore pasi në këtë rast mashtrimi fillon nga legalizimi fals i një dekreti i cili nuk është i vlefshëm. Pra, Partia Demokratike po përpiqet të gënjejë popullin me skenarë dhe madje duke investuar në fantazmat e së kaluarës pasi shpesh herë përdor dhe termin “Diktaturë”.

Nëse do flisnim për diktaturë atëherë PS-ja do ja ndalonte pjesëmarrjen PD-së dhe nuk do pranonte asnjë reagim apo protestë të saj por në këtë rast kemi të bëjmë me një tentativë mashtrimi në dritën e diellit. Nuk ka se si të ekzistojë një diktaturë aty ku akoma edhe SHBA-ja dhe EU e kanë dhënë përkrahjen e tyre duke i njohur këto zgjedhje.

Teoritë e tepërta dhe aludimet duke i lidhur këto teori me statistika astronomike nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë e pastër e manipulimit të ndërgjegjes së shqiptarëve duke nënvleftësuar haptas inteligjencën e tonë.

Opozita kërkon nga militantët e saj të shtiren si popull në mënyrë që të quhet «protestë popullore» duke bllokuar kryqëzimet dhe akset rrugore për të krijuar një kaos dhe për ta manipuluar atë në vazhdim duke e etiketuar dhe paraqitur si arritjen e radhës të amballazhuar me termin “kryengritje popullore” kundër qeverisë Rama

Në rastin e sotëm, opozita ka bërë një shpikje të re. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve të ndalojnë nëpër kryqëzime dhe rrethrrotullime për të krijuar një paralizim masiv të trafikut të automjeteve në mbarë vendin. Kjo thirrje është promovuar pothuejse nga të gjitha portalet që në realitet janë në pronësi të PD-së apo të afërmve të Sali Berishës.

Kjo nuk quhet një protestë por një akt i cili nën rrethana specifike mund të krijojë dhe përplasje civile në vend pasi tjetër të bësh një protestë paqësore në bulevard dhe tjetër të bllokosh rrugën e tërë miletit dhe të krijosh një problem në mbarë shoqërinë civile vetëm dhe vetëm për të krijuar një problem me përmasa kaotike dhe në vazhdim për t’ja faturuar atë qeverisë.

Kjo nuk quhet protestë por anarki absolute pasi në asnjë vend apo shtet të botës kjo nuk ndodh. Është diçka ekstreme dhe ilegale. Partitë mund të organizojnë tubime dhe protesta por nuk kanë kurrë asnjë të drejtë të bllokojnë rrugët e shqipërisë sepse i ka vajtur në mëndje Lulëzim Bashës të bëhet kryeministër me forcë duke shkelur dhe përdhosur çdo rregull dhe ligj, akoma edhe duke keq interpretuar dhe manipuluar kushtetutën me qëllim mashtrimin dhe trukimin e opinionit publik.

Nëse do të ndodhë dika e tillë nuk është aspak e çuditshme nëse në këto rrugë që bllokohen do të regjistroheshin dhe fenomene të dhunës pasi në realitet rrugët i shërbejnë të gjithë popullit dhe në ato rrugë lëvizin mallra por dhe persona që mbarojnë punët e tyre të përditshme për tu siguruar familjeve të tyre gjërat më elementare.

Kjo është një çmenduri e opozitës pasi e pa që protestat dhe propaganda rreth këtyre protestave nuk funksionoi aspak por në realitet ishte një dështim total. Në realitet PD-ja po mundohet të gënjejë popullin shqiptar por nëse kjo parti vazhdon me këtë ritëm atëherë ajo së shpejti thjesht do të shikojë fuqinë e saj të ulet ndjeshëm në nivele katastrofike.

Asnjë parti apo organizatë nuk ka të drejtë të mbyllë akset rrugore por mesa duket PD-ja po kërkon me çdo kusht destabilizimin e vendit me qëllim që të hedhë benzinë në shkëndijat që ajo vetë krijon dhe në vazhdim këto zjarre ja faturon qeverisë Rama në mënyrë të ekzagjeruar dhe të pa ndershme.

Neser nga ora 12:00 deri ne ora 15:00 pronaret e automjeteve paralizojne Shqiperine ne proteste kunder rritjes se çmimit te naftes! Ju lumte! sb

Posted by Sali Berisha on Sunday, July 14, 2019

Më të lexuarat