Connect with us

Bota

DASH paralajmëron Turqinë për sistemin rus S-400

Published

on

DASH paralajmëron Turqinë për sistemin rus S-400 fetured

Uashingtoni ja ka bërë të qartë Ankarasë se në qoftë se blejnë sistemin rus të raketave kundërajrore S-400, atëherë SHBA-ja do të rivlerësojë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35. Kjo deklaratë ishte lëshuar nga Departamenti i Shtetit gjatë ditës së djeshme.

«Kemi paralajmëruar në mënyrë të qartë se nëse Turqia do të blinte sistemin S-400, ne do të rishqyrtojmë marrëveshjen për avionët luftarakë F-35.

Madje, kjo do të rrezikonte transferimet e ardhshme të armëve në Turqi», deklaroi zëdhënësi i State Department, Robert Paladino.

DASH paralajmëron Turqinë për sistemin rus S-400

Komanda Evropiane e forcave amerikane kishte rekomanduar që SHBA-ja të mos shiste avionët F-35 nëse Turqia do të blinte sistemin rus S-400. Këtë propozim pranë komisionit përgjegjës e kishte bërë Komandanti i EUCOM, Curtis Scaparrotti.

Ai kishte përmendur statusin e tij ushtarak dhe kishte vënë në dukje se këshilla më e mirë që mund të jepte ishte të mos përfundohej marrëveshja për avionët F-35. Në mënyrë që të mos realizohen fluturime ushtarake në kushtet kur aleatët tanë përdorin sisteme kundërajrore ruse.

Duke ju referuar bashkëpunimit ushtarak midis SHBA-së dhe Turqisë, ai tha se bashkëpunimi ushtarak mes Uashingtonit dhe Turqisë ishte përmirësuar.

«Midis nesh ekzistojnë disa mosmarrëveshje, këtë ju e dini, mund të lexoni për to nëpër gazeta. Megjithatë, ne po zhvillojnë bisedime të sinqerta dhe po ndërtojmë me sukses po sigurojmë interesat tona të përbashkëta», deklaroi Curtis Scaparrotti.


https://www.youtube.com/watch?v=7QramMIhfcc

Më të lexuarat