Connect with us

Bota

Dëbora e zezë që po vret banorët e Siberisë

Published

on

Dëbora e zezë që po vret banorët e Siberisë featured

Autoritetet e një periferie të Siberisë kanë urdhëruar mbylljen e një fabrike përpunimi të qymyrit pasi dyshojnë se është përgjegjëse për ndotjen e ambientit. Ndotja ishte kaq e madhe sa e gjithë zona ishte mbuluar nga dëbora e zezë.

Banorët e tre qyteteve në periferi të Kemerovo-s, një qendër industriale e cila gjendet rreth 3000 kilometra në lindje të Moskës. Banorët kishin diktuar se po binte dëborë e zezë, duke ngritur me dhjetëra fotografi në rrjetet sociale.


Dëbora e zezë që po vret banorët e Siberisë post

Sipas banorëve, Dëbora e zezë,  e cila kishte mbuluar ndërtesa dhe automjete, ishte e yndyrshme dhe shumë e vështirë për tu pastruar.

«Është pikëlluese të shikosh gjithçka rreth nesh është e zezë. Ne kuptojnë se kjo dëborë është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin», kishte thënë Natalia Zubkova, kryeredaktore e një gazete lokale.

«Fëmijët tanë nuk dalin më jashtë për të luajtur», kishte shtuar ajo.

Drejtësia Ruse ka filluar një hetim të gjerë mbi këtë fenomen. Dyshimet e para bien mbi një fabrikë përpunimi të qymyrit, e cila gjendet në Kiselyovsk. Në njërin nga tre fshatrat që ishin goditur nga ky fenomen autoritetet kishin zbuluar «shkelje sistematike prej shumë vitesh» në nivelet e ndotjes së atmosferës. Sipas studiuesve, kjo fabrikë nuk filtron pluhurin e qymyrit që lëshon në atmosferë.

Guvernatori i kësaj zone, Sergei Chiviliov , kishte akuzuar administratën e kësaj fabrike duke u thënë se «po vrasin banorët». Ai kishte urdhëruar dhe mbylljen e përkohshme të saj.

«Po vrisni veten tuaj, po vrisni njerëzit që po punojnë për ju dhe vrisni gjithçka përreth jush», kishte thënë ai në një emision televiziv.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat