Degjeneron në dhunë Protesta paqësore e opozitës
Protestuesit e opozitës ushtrojnë akte dhune mbi selinë e Parlamentit duke hedhur gurë dhe flakadanë. Forcat e Policisë ishin detyruar të tërhiqen pasi ishin më të paktë në numër. Burimi - Media Screengrab.

Degjeneron në dhunë Protesta paqësore e opozitës. Sipas informacioneve të fundit, kryesisht transmetimeve nga faqja zyrtare e Liderit të opozitës dhe disa kanaleve meditative, dëshmojnë se protesta paqësore e opozitës ka dështuar totalisht. Një turmë njerëzish me fytyrë të mbuluar ka sulmuar Kryeministrinë dhe Parlamentin me gurë dhe flakadanë.

Degjeneron në dhunë Protesta paqësore e opozitës (video).

Policia i kishte marrë masat dhe po renditet në formacion për të shtypur fenomenet e dhunës së ushtruar nga protestuesit. Fenomene të cilat cenojnë rëndë rendin dhe qetësinë publike. Në vendngjarje kishim një ndërhyrje të FNSH-së e cila po përpiqej të merrte nën kontroll godinën e parlamentit.



Sipas materialit që transmetohet vazhdimisht nga mediat, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ishet larguar nga aty për shkak të gazit lotësjellës dhe pasojave që ka në shëndetin e njeriut. Gjatë largimit të tij, ai shoqërohej nga një turmë protestuesish.

Ju rikujtojmë se pak para se të fillonte kjo protestë, Ambasada Amerikane kishte lëshuar një komunikim duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Pra mund të kuptojmë qartë se këto fenomene do të dënohen me ashpërsi nga faktori ndërkombëtar dhe sidomos SHBA-ja. Siç e dimë, ky faktor monitoron nga afër këto zhvillime në vendin tonë.

Reagon Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjitha palëve për të garantuar një demostrim paqësor dhe ruajtjen e qetësisë publike. Ai u kishte kërkuar të gjitha palëve të qëndronin larg provokimeve dhe të mos krijonin tensione.

Ju rikujtojmë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndodhen në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Ai ishte kthyer mbrëmë urgjentisht (para kohe) për të ndjekur zhvillimet politike nga afër.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu