Connect with us

Europa

Dënohet dentistja për diskriminim ndaj një pacienti me HIV

Published

on

Dënohet dentistja për diskriminim ndaj një pacienti me HIV featured

Dënohet dentistja për diskriminim ndaj një pacienti me HIV, ngjarja ka ndodhur në Slloveninë veri-lindore.

Sipas gazetës “Večer” kjo është hera e parë që një dentist dënohet për diskriminim ndaj një pacienti me HIV. Gjykimi i kësaj çështje ishte zhvilluar me dyer të mbyllura.


Dënohet dentistja për diskriminim ndaj një pacienti me HIV post

Dentistja është e detyruar të dëmshpërblejë pacientin me një shumë prej 2.700 eurosh si kompensim për diskriminimin dhe dëmin e shkaktuar. Sipas agjencisë së lajmeve STA ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Lartë e Maribor-it.

Pacienti kishte vizituar dentisten gjatë muajit mars në vitin 2016 dhe i kishte treguar se ai ishte i infektuar me virusin HIV, madje ai i kishte treguar asaj dhe për terapitë që ai kishte bërë.

Pas kësaj që kishte dëgjuar ajo e kishte dërguar atë për të bërë një rreze X. Javën tjetër ai ishte kthyer tek ajo për të bërë terapinë e duhur por ajo i ishte shmangur duke i  thënë të shkonte tej ndonjë mjek tjetër.

Në gjykatë ajo deklaroi se e kishte dërguar tek një mjek tjetër pasi kishte shumë pak vegla të cilat ishte e pamundur ti dezinfektonte brenda një pasditeje.

Gjykatat e shkallës së parë dhe të shkallës së dytë kishin shpallur fajtore dentisten në fjalë për shkak të sjelljes së saj ndaj pacientit me HIV. Si përfundim pacienti kishte vajtur tek një dentist tjetër i cili punësohej në të njëjtën qendër shëndetësore.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report