Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Deputetët që janë kundër Brexit denoncuan se ishin kërcënuar nga pjesëtarë të së djathtës ekstreme

Published

on

eputetët që janë kundër Brexit denoncuan se ishin kërcënuar nga pjesëtarë të së djathtës ekstreme

Deputetja e Partisë Scotish National (SNP), Hannah Bartel, kishte thënë nëpërmjet Twitter-it se kishte parë një skenë makabër jashtë Dhomës së Komuniteteve. Aty ndodhej një bandë e cila po luante muzikë dhe pak pas kësaj dikush kishte kaluar aty pranë «duke përshëndetur me simbole naziste».

Duke ju drejtuar anëtarëve të parlamentit, gjatë ditës së enjte, deputetja pro evropiane tha se kishte marrë një mesazh nga anëtarët e Parlamentit të Sipërm. Ajo kishte përshkruar në një mënyrë shokuese mënyrën se si «një punonjëse por dhe pjesëtarë të tjerë të personelit ishin sulmuar me të buling dhe rrëmuja gjatë momenteve që po shkonin në punën e tyre». Natyrisht kjo kishte ndodhur për shkak të gjendjes politike në vend.

Gjatë përgjigjes që i kishte dhënë deputetes Anna Schembri , Kryetari i Trupit, John Bercow, kishte theksuar se ishte njoftuar për të paktën një denoncim që kishte lidhje me «sjellje ofenduese dhe kërcënuese» kundrejt anëtarëve të parlamentit dhe pjesëtarëve të personelit të tij.

Kreu i sugurisë së Parlamentin Britanik kishte deklaruar se do të merreshin masa të menjëhershme

Andrea Leadsom, kryetare e ekipit parlamentar të partisë së Tereza Mei-t në Parlamentin e Komuniteteve, tha se kreu i sigurisë së Parlamentit «e kishte garantuar se do të merreshin masa të menjëhershme».

Anna Schembri,  e cila ka kundërshtuar publikisht marrëveshjen e largimit që kishte arritur  Tereza Mei, është një nga objektivat më të shpeshta të këtyre sulmeve. Këto kërcënime vijnë nga “të djathtët” dhe pjesëtarë të “djathtës ekstreme” të cilët janë renditur pro largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Policia e zonës “South Yorkshire” ka komunikuar se kishte arrestuar një burrë 40 vjeçar dhe një grua 33 vjeçare në qytetin Sheffield gjatë ditës së martë. Këta persona dyshohet se kishin bërë një sërë deklaratash në rrjetet sociale kundër pjesëtarëve të Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Deputetët e opozitën në Britaninë e Madhe sulmohen nga pjesëtarët e së djathtës ekstreme

Objektivat e këtyre kërcënimeve ishin Anna Schembri dhe David Lammy (i opozitës) dhe shumë e shumë të tjerë mbështetës për mbajtjen e një referendumi të dytë, ishin objektivat e këtyre sulmeve.

David Lammy kishte falënderuar Policinë nëpërmjet Twitter-it. «Është e pa pranueshme në një demokraci të kërcënosh deputetët se do të vriten me hark sepse nuk janë dakord me mendimet tuaja», kishte thënë ai. Në këtë status ai kishte publikuar dhe foton që i kishin dërguar në shenjë kërcënimi.

Ai tha se ky ishte një kërcënim që i ishte bërë Anna Schembri-t. Aty shkruhej: «kujtohu se ç’pësoi Jo Kox dhe bëj kujdes», shkruhej në gazetën The Indipendent.

Vrasja e deputetes Jo Kox

Ish Deputetja Jo Kox  e cila renditej pro Bashkimit Evropian dhe emigracionit, ishte vrarë gjatë vitit 2016 nga një përkrahës i teorisë së «superioritetit të rracës së bardhë». Vrasësi i saj kishte rekorde me probleme të shëndetit mendor.

Anna Schembri ka akuzuar Tereza Mei-n se ajo po inkurajonte  sulmet kundër politikanëve, sepse gjatë javës së kaluar, Kryeministrja kishte lëshuar deklarata përpara votuesve duke u thënë «jeni të lodhur nga lojërat politike». Pastaj kishte shtuar: «Parlamenti ka bërë ç ‘ishte e mundur për t’ju shmangur zgjidhjes».

Anna Schembri kishte denoncuar nëpërmjet Twitterit se «kjo deklaratë e Tereza Mei-t ishte deklarata më e pandershme dhe përçarëse që ka lëshuar ndonjëherë».

Dhjetëra politikanë «kanë kërkuar mbrojtje nga Policia» gjatë muajit janar, përballë klimës «gjithnjë e më të shëmtuar» që po formohet për shkak të mosmarrëveshjeve të Brexit.


Më të lexuarat