Connect with us

Greqi

Deputeti Grek Nikos Nikolakopulos kryen nxitje Anti-Shqiptare nga Bularati

Published

on

tjetërkund garipllëqet e terroristëve të Ramës. Kujtimi i Katsifas do të zgjojë helenizmin!

Deputeti Grek i partisë Kristjano Demokrate Nikos Nikolakopulos lëshon intervistë nxitëse antishqiptare nga Bularati.

Deputeti Grek i partisë Kristjano Demokrate Greke ka lëshuar për mediat Greke një intervistë. E cila vetëm Shqipëri-dashëse nuk mund të quhet pasi po përpiqet haptas të shëndërrojë Shqipërinë e jugut ne vend pelegrinazhi për ekstremistin Kostandin Kaçifas. Ai erdhi këtu në Bularat për të nderuar një kriminel ordiner i cili ç’do polici në botë do të kishte reaguar në të njëjtën mënyrë dhe standart me Renean. Duke përfshirë këtu akoma dhe policinë e shtetit që e ka zgjedhur “deputet”.

“Tjetërkund jo tek unë garipllëqet e terroristëve të Ramës. Kujtimi i Katsifas do të zgjojë helenizmin”

Deputeti Grek Nikos Nikolakopulos kryen nxitje anti Shqiptare nga Bularati
Nikos Nikolakopulos duke dhënë inervistën për mediat Greke

Deputetit Grek Kristjano Demokrat si fillim i gjetën probleme në doganë pasi  në vendin tonë individë të tillë janë ekstremisht të pa dëshirueshëm. Nuk e dimë nëse qeveria Shqiptare e ka shpallur apo jo persona non grata! Por nëse se ka bërë akoma duhet të marrë masa menjëherë pasi ky njeri përbën rrezik serjoz për sigurinë Kombëtare dhe demokracinë në vëndin tonë. Ky dipllomat i dështuar është i pa dëshirueshëm në zemrën e ç’do Shqiptari.

Minoritarët në kohen e diktaturës

Në kohën e Enver Hoxhës minoritarët kishin të drejta dhe status të plotë. Madje, kishin dhe poste specjale në sistemin e atëhershëm komunist. Enveri përndoqi dhe ekzekutoi vetëm agjentët e sillogjeve të cilët punonin në mënyrë sekrete për aneksimin e ”Epirit të Veriut”. E cila ishte në tërësi një ideollogji shoviniste.

Ky ‘zotëri’ kërkon të nxisë një situatë të rënduar. Dhe shkaku i kësaj situate nuk ishte asnjë shqiptar agresiv mbi minoritarët. Por një minoritar agresiv mbi shqiptarët. Një kriminel që pa asnjë arsye serjoze hapi zjarr mbi policinë e shtetit. Dhe akti më ofendues ishte mënyra se si, jo vetëm që nuk u dënua akti nga Grekët paqedashës. Por e shpërblyen dhe me titullin Hero. Bravo domethënë që qëllove shqiptarët me të cilët bëjmë sikur jemi në paqe.

Ndërkohë ky zbarkon në shqipëri me një karvan ultra nacjonalistësh duke demostruar vazhdimisht pashaportën e tij dipllomatike për ti hapur dyert. Kush ishte ai që ja dha këtij individi të pa përgjegjshëm këtë pushtet. Ky person duhet të ishte shpallur ”Persona non grata” përgjithmonë. Pikërisht sepse po promovon haptas dhe publikisht ekstremizmin dhe terrorizmin ndërkombëtar si një liri personale duke bërë keq përdorim të azilit dipllomatik.

Shpall ekstremistin “hero” dhe policinë e shtetit “vrasëse”

Përpiqet të ngarkojë ç’do përgjegjësi mbi palën Shqiptare. Tenton ta realizojë duke i dhënë ekstremistit dimensjon publik heroik ndërsa viktimave të ekstremizmit dimensjon kriminal. Pra ky njeri përbën një rrezik serjoz! Inkurajon dhe promovon haptas pa pikë përgjegjësie akte terroriste duke i paraqitur ato në publik si gjeste të shpërblyeshme heroike. Kjo është alarmante pasi një politikan i një shteti kryen homazhe nxitëse një Terroristi në një shtet tjetër. Në një shtet që nuk është shteti i tij. Në një shtet që supozohet se ka ardhur si vizitor.

Me pak fjalë po u thotë haptas minoritarëve po ta bëni përsëri këtë  Greqia ju mbron dhe nëse vriteni do shpërbleheni me homazhe dhe titull nderi “Hero populli”. Ky ështe dimensjoni real i prezencës dhe manovrimeve politike të këtij personi të pa përgjegjshëm. Verprime që përbëjnë një rrezikshmëri alarmante për sigurinë kombëtare dhe marrëdhënjet e fqinjësisë paqësore midis dy shteteve. Kjo ështe politikë ultra nacjolaliste ekstreme. Dhe i vetmi qëllim që ka është stabilizimi i një destabiliteti në mënyrë që të krijohet terren për parashtrimin e disa temave si ato territorjale.

Jashtë vëndit dhe kohës

Retorika që po përdor është e pa pranueshme. Sidomos qëndrimi që mban karshi Shqipërisë dhe integritetit të saj territorjal në tërësi. Që na vjen duke lëshuar bomba të tilla sa akoma dhe nëse do ishim në kohë lufte do përbënin kërcënim serjoz e jo më pas kësaj që ndodhi të na vijë në Shqipëri si gjoja mbi qeverinë. Ku midis çmëndurisë dhe nacjonalizmit ekstrem tenton haptas të santazhojë Qeverinë paqësore Shqiptare.

Grekët nuk janë pronarët e europës por dhe as tutorët e saj që të vijnë në shqipëri dhe të na flasin për Europë me kushtet e tyre. Asnjë shtet europjan nuk do shpallte hero Kostandin Kacifën nën këto rrethana. Këtë e bëjnë vetëm personazhe si Nikos Nikolakopulos në foton më poshtë. I cili përpiqet të shpallë një shtet demokratik në “Regjim komunist”. Ndërsa me fytyrën tjetër i kryen homazhe “ekstremistit minoritar” si “hero populli”. Kjo ngjall pikëpyetje serjoze nëse grekët modernë e dinë vallë apo jo se cila është domethënja e vërtetë e termit “hero”? Apo thjeshtë tentojnë të tallen me ne sy për sy.

Deputeti Grek Nikos Nikolakopulos intervistë nxitëse antishqiptare nga Bularati
Deputeti Grek Nikos Nikolakopulos duke nderuar si hero Ekstremistin Minoritar Grek

Një deputet është deputet dhe s’mundet kurrë të provokojë një shtet në këtë mënyrë. Sepse është pikërisht politika e dështuar ajo që nxit fenomenet e tipit Kaçifas. Dhe realisht mos të harrojmë që një deputet nuk është një njeri i thjeshtë por një person që ka ndikim dhe pushtet mbi një turmë masive njerëzish.

Ajo që është për të vure re me kujdes në këtë intervistë është që gjatë gjithë intervistës së tij. Pranë tij ndodhet Ermioni Kacifas, motra e ekstremistit minoritar Grek të neutralizuar nga forcat Renea në Bularat. E cila as më pak dhe as më shumë por po sillet sikur jeton në Republikën e {Vorjo Epirit} dhe jo në shqipërinë e jugut.

Në intervistën që dha për pothuajse të gjitha mediat Greke deklaroi si më poshtë

Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar kujtimin e një Heroi. Një heroi që ra për idealet e lirisë. Të lirisë për vetë përcaktimin e popujve. Por që fatkeqësisht në këto kohë demokracie përjetuam një ngjarje të pa besueshme. Vrasjen e një të riu! Disa nuk e dinë që s’mund të vriten vlerat dhe Idealet. Përkundrazi ato janë si fara që mbillet dhe shumëfishon epshin e Grekëve të Epirit të veriut që ata të duan të jetojnë me të drejtat dhe liritë personale të tyre.

Dje erdhëm që herët këtu dhe përjetuam një situatë të pabesueshme. Siç e dini të gjithë sot data 10 dhjetor është ‘‘Dita e të drejtave të njeriut’’ në të gjithë botën. Është një ditë botërore. Dhe sa tragjedi ironike është që nga kufiri deri sa mbërritëm këtu nuk mjaftonin thjesht postblloqet e shumta të policisë. Të cilat kërkonim dhe kontrollonin gjithçka. Dhe mua si Deputet por dhe bashkëpunëtorët e mi. Kontrolluan akoma dhe makinat si dhe çdo send që kishim mbi ne.

“Kuptova që i demonizonte fakti se kishim flamuj Grekë. Dika që siç e dini është e drejtë njerëzore e Grekëve të kësaj zone ta mbajnë atë në duart e tyre”

Arritëm deri tek qelitë e komisariatit të Sarandës deri në orën 3 të natës. Kontaktova me Ambasadoren zonjën Sarandi mbi këtë ngjarje të pa pranueshme që ndodhte në kufi dhe pastaj në Komisariatin e Policisë. Që nuk respektojnë dhe as llogarisin asnjë të drejtë.

Kërkonim që të ishte prezent avokati gjatë marrjes në pyetje të qytetarëve të pafajshëm Grekë. Të cilët kishin ardhur për pelegrinazh sot këtu bashkë dhe me mua prezent. Kur disa fytyra të ”Anti terrorit’’. Disa fytyra që nuk ngjanin njerëzore dhe e kam fjalën pikërisht për ‘sjelljen’  e tyre natyrisht. Të cilët arritën në pikën ku po i terrorizonin të gjithë!

Dëbuan dy të rinj duke mos i lejuar të vinin këtu. Por, gjithashtu dëbuan mijëra të tjerë që kishin ardhur me autobusë dhe automjete. Pikërisht në këtë vend pelegrinazhi për të demonstruar. Sepse nuk mundet një vend i cili dëshiron të bëhet anëtar i bashkimit evropian. Një shtet i cili gjendet në një rrotacion anëtarësimi të mos respektojë as të drejtat themelore të njeriut.

Dhe pikërisht këtu sot unë e denoncoj këtë përpara jush. Nesër do ta denoncoj dhe në parlamentin Grek dhe do të arrij deri në gjykatat evropiane. Sepse unë kam pas ardhur dhe dikur kur ishte Enver Hoxha dhe situata sot është po e njëjtë. Nuk ka as edhe një ndryshim që atëherë. Pra nuk është bërë asnjë përparim deri ditën e sotme. Dhe kjo të paktën duke u referuar në kontekstin e të drejtave të njeriut.

Më të lexuarat