Connect with us

Europa

Dërgohen përpara gjykatës 14 persona për sulmet terroriste në Paris

Published

on

Dërgohen përpara gjykatës 14 persona për sulmet terroriste në Paris

Franca ka dërguar para organeve të drejtësisë 14 persona të cilës kishin lidhje me sulmet vdekjeprurëse në Paris gjatë vitit 2015. Duke përfshirë në këto sulme dhe goditjen terroriste që u realizua në godinën e revistës satirike «Charlie Hebdo».



Dhjetë nga këto persona ndodhen në gjendje arresti por janë lëshuar urdhër arreste dhe për 3 të tjerë, ndërsa një person tjetër gjendet në arrest shtëpiak dhe është vënë nën përgjim elektronik.

Gjatë një periudhe tre ditore autorët kishin vrarë Gazetarë dhe Skicografë në godinën e revistës «Charlie Hebdo». Më tej kishin realizuar dhe një sulm në një dyqan ushqimor hebre, duke qëlluar mbi policët dhe klientët.

Sulmi në godinën e «Charlie Hebdo» ishte realizuar nga vëllezërit Said dhe Sherif Kuasi, të cilët kishin mbetur të vdekur gjatë një operacioni policor dy ditë më vonë!

Autori i sulmit në dyqanin ushqimor hebre ishte «Ahmet Kulibali». Ai gjatë këtij sulmi kishte qëlluar dhe vrarë një Police dhe një kalimtar të rastit. Autori pak më vonë u ekzekutua nga Policia franceze gjatë një shkëmbimi zjarri.


Më të lexuarat