Connect with us

Bota

Derrat hanë të gjallë fermeren në Rusi

Published

on

Derrat kanë të gjallë fermeren në Rusi featured

Një vdekje të tmerrshme ka gjetur një grua nga Rusia pasi ishte rrëzuar në fermën e saj të derrave. Rezultati ishte vërtet i tmerrshëm, derrat e kishin sulmuar dhe e kishin ngrënë të gjallë.

Sipas rrjetit BBC, incidenti ka ndodhur në një zonë që quhet “Udmurtia”. E ndjera kishte hyrë në fermë për të ushqyer derrat dhe ata e kishin sulmuar atë duke e lënë të vdekur.



Pistat e hetimit të «rrëzimit të saj» janë dy, ose mund të kishte pësuar ndonjë krizë epilepsie, ose mund ti ketë rënë të fikët.

Siç transmetohet nga mediat internacionale, ajo kishte humbur jetën e saj për shkak të hemorragjisë.



Bashkëshorti i saj, i cili ishte i sëmurë nuk e kishte parë askund pasi ishte ngritur nga krevati. Ai menjëherë kishte filluar ta kërkonte dhe si përfundim e kishte gjetur brenda në fermë të vdekur.

Autoritetet po hetojnë vdekjen e saj dhe thanë se : «ky është një nga rastet më shokues që kanë patur deri tani».


Më të lexuarat