Connect with us

Greqi

Dëshmon e dashura e Manolis Kukuras pas vrasjes së studentes

Published

on

Dëshmon e dashura e Manolis Kukuras pas vrasjes së studentes

Në gjendje shoku gjendet e dashura e 21 vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Elena Topaludhit në Rodhos. Vajza në fjalë dha një intervistë në kanalin grek STAR duke dëshmuar. Se i dashuri i saj Manolis Kukuras vazhdonte të komunikonte me të normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pikërisht në kohën që Studenten e kishin vrarë dhe kishin hedhur trupin e saj në greminë me qëllim zhdukkjen e elementëve inkriminues.

Cila ishte sjellja e tij

Sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Nuk arrita të kuptoj asgjë pasi vazhdimisht më thoshte që i mungoja dhe më pyeste se kur do më takonte. Më bënte përshtypje se folëm pak dhe shkurt. Biseduam vetëm 3 minuta dhe direkt ma mbylli. Nuk arrita të kuptoj nëse ishte i mërzitur. Ai gjithmonë më tregonte kur kishte diçka,fliste, por në këtë rast unë nuk arrita të kuptoj asgjë.

Ishte i dhunshëm gjatë marrëdhënies tuaj?

“Jo asnjëherë”

Kjo ishte biseda e fundit midis Manolis Kukuras dhe të dashurës së tij. Kjo bisedë u zhvillua më 2 dhjetor. Pikërisht atë ditë ku plotësoheshin plot 5 ditë nga vrasja e Elena Topaludhit ndërsa ai ishte absolutisht i qetë. Kishte dhe pafytyrësinë të joshte më fjalë romantike të dashurën së tij!!

Manolis Kukuras
Manolis Kukuras

Unë e kam humbur fare dhe nuk di farë të them më gjithë këto që kanë ndodhur. Akoma nuk arrij të konceptoj se si ndodhi e gjithë kjo. Besoj se ndodhem në një ëndërr dhe kur të zgjohem asgjë nuk do jetë e vërtetë.

Manolis kukuras case

Ka kaluar në mëndjen time që në vendin saj mund të gjendesha dhe unë. Më gjithë informacionin që dëgjova në media sigurisht që u tmerrova. Është llogjike nëse ke një njeri të tillë pranë teje të cilin nga ana tjetër është shpallur mostër. Nuk di çfarë të them! Nuk jam në gjendje ta përshkruaj dot këtë situatë.Kjo për mua është një plagë që nuk do të mund ta shëroj kurrë.

Vajza që intervistohet është e dashura e Autorit Grek Manolis Kukuras. Çifti ishin bashkë muajt e fundit. Ishin njohur në Rodhos ku dhe u dashuruan! 
Siç nënvizohet qartë nga dëshmia e saj ai nuk i shfaqte asnjë shenjë mbi ngjarjen makabër. Ajo deklaroi se nuk njihej fare me 19vjeçarin Shqiptar pasi as i dashuri i saj nuk i kishte folur asnjëherë për të.

“Nuk mund të përgjigjem nëse do ta vizitoj në burg për të biseduar apo jo. Nuk e di se ç’do të bëj më tej. Nuk e di ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur.Nuk e di se cila është e vërteta. Por as nuk mund të them me siguri që do të shkoj pranë tij dhe ta takoj në burg”.

Më vjen shumë keq për vajzën dhe më kanë kaluar nëpër mend ato që ka kaluar aty. Nuk do doja as unë por dhe asnjëri në botë të gjendej në vendin esaj. Kam qarë shumë dhe nuk ha dot më asgjë, Jam transformuar në tjetër njeri!

Nën hetim dhe disa raste të tjera

Strukturat e drejtësisë po hetojnë nëse dy të rinjtë kishin sjellë edhe femra të tjera në shtëpinë e Manolis Kukuras në Pefkus. Kjo pasi ekziston një tjetër dëshmi shtesë mbi një minorene e cila arriti ti shpëtojë ferrit në momentin e fundit.

Prokuroria e Rodhos urdhëroi menjëherë hetim të plotë të ngjarjes për të zbardhur nëse janë të vlefshme dhe dy dëshmi të tjera. Të dhëna nga shoqe të Elena Topaludhi. Ku argumentonin se njëra kishte rënë viktimë përdhunimi nga 3 persona të tjerë para disa muajsh.

Si fillim ju propozua të dalin për një kafe dhe mbas kësaj pasoi akti seksual me përfshirjen e 3 të rinjve të cilët dhe filmuan ngjarjen pa autorizimin e saj. Denoncimi nuk u krye në të njëjtën ditë në rajonin e policisë së Rodhos por mbasi kishte kaluar një javë. Pas asaj që ndodhi shoqja e saj deklaron se ndihet shumë e trembur.

Autoritetet e Portit të Rodhos vazhdojnë të mbledhin dëshmi nga dëshmitarë okularë. Pasi dhe detaji më i vogël është i rëndësishëm për zbardhjen e kësaj enigme se cili prej të dyve e goditi dhe se cili ishte ai që transportoi dhe hodhi trupin e saj në Greminë pranë detit.

Më të lexuarat