Connect with us

Bota

Dhëndëri godet me shuplakë nusen në mes të dasmës

Published

on

Dhëndëri godet me shuplakë nusen në mes të dasmës featured

Pak kohë më parë ka qarkulluar një video e pabesueshme në internet në të cilën dhëndëri godet me shuplakë nusen në mes të dasmës. Thonë se kur njeriu martohet është dita më e lumtur e jetës së tij. Supozohet se po merr njeriun e zemrës për të kaluar në një fazë të ndryshme të jetës. Mesa duket një dhëndër është më dhëndër se të tjerët sipas tij pasi nuk ka hezituar aspak të godasë nusen me shuplakë në mes të ftuarve.

me shuplakë nusen në mes të dasmës
Dhëndëri godet me shuplakë nusen në mes të dasmës (foto).

Ngjarja besohet të ketë ndodhur në Azinë qendrore, sipas gazetës Daily Mail. Çifti i sapomartuar po përgatitej për të prerë tortën dhe të ushqenin njëri tjetrin simbolikisht, si parashikohet nga tradita.

Dhëndëri ishte ai që ushqeu nusen i pari, dukej serioz tipi. Kur kishte ardhur radha e nuses ajo kishte vendosur ti bënte një shaka, thjesht për ti bërë pak naze. Ajo kishte bërë pak hile dhe i kishte marrë kafshatën nga goja.

Në momentin që ajo po priste buzëqeshjen e të ftuarve por dhe të tijën natyrisht, ai nevrikoset dhe ja mbështjell me një shpullë në fytyrë. Shuplaka ishte kaq e fortë saqë ajo kishte rënë në karrige menjëherë. Një akt i papranueshëm, torta e humbi komplet ëmbëlsinë e saj. Mënyra më e përsosur të shkatërrosh një dasëm në kulmin e saj.



Më të lexuarat