Connect with us

Lajme

Dhëndëri i Kostandin Kacifës jep intervistë për mediat Shqiptare mbas ceremonialit

Published

on

Dhëndëri i Kostandin Kacifës në intervistë për mediat 

Dhëndëri i Kostandin Kacifës ka dhënë një intervistë për mediat Shqiptare. Pikërisht mbas përfundimit të ceremonisë së mbylljes 40 ditore nga varrimi i Kacifës. I pyetur nga gazetarët nëse ai kishte probleme gjatë hyrjes së tij në pikën doganore. Ai është përgjigjur pozitivisht.

Dhëndëri i Kostandin Kacifës jep intervistë për mediat  Shqiptare mbas ceremonialit
Dogana e Kakavisë

Jo unë personalisht nuk kisha asnjë problem kur hyra! Por nëtë njëjtën kohë ishin dhe shumë Grekë të tjerë të cilët donin të kalonin për të marrë pjesë në ceremoninë e Kostandin Kacifës. Por, ata kishin probleme të mëdha aq sa në dhjetë persona, tetë nga ata ktheheshin mbrapsht nga autoritetetShqiptare.

Pyetja e parë që ju parashtrua nga gazetarët ishte: Pse ju mendoni se ka ndodhur kjo gjë përderisa ju personalisht thatë që nuk kishit probleme?

Dua ti them dy gjëra popullit Shqiptar. Miqve tanë Shqiptarë! E di shumë mirë që ekzistojnë disa njerëz dhe në Greqi dhe në Shqipëri.Njerëz që mendojnë shëmtuar për të dy popujt. Por, ne duhet të kuptojmë që e ardhmja jonë është e përbashkët.

Të keni ju flamurin tuaj dhe ne atë të tonin . Të keni ju besimin tuaj si edhe ne atë tonin. Por mbi të gjitha ne duhet të vazhdojmë bashkë pranë njëri tjetrit. Ky është kuptimi dhe këtë duhet të tregoni dhe ju  udhëheqësve tuaj.

Pra sipas tij kanalet Shqiptare gënjekan dhe ato Greke bëjnë punë profesjonale

Por. t’ju thoni dhe kanaleve shqiptare meditative që të thonë të vërtetën. Shqiptarët janë njerëz krenarë! Unë personalisht kam takuar shumë Shqiptarë dhe kam shumë miq Shqiptarë në Greqi. Në duhet patjetër së bashku të ndalojnë këto fenomene që po ndodhin. Ajo që unë dua të them në mënyrë që ta kuptoni dhe ju pastër dhe sidomos Rinia. E ardhmja jonë është e përbashkët për popujt tanë.

Dhe pastaj gazetarët shtrojnë pyetjen e radhës: Domethënë me këto që thotë zotëria ? Don të thotë që ai nuk është aspak dakord me thirrjet anti Shqiptare që u hodhën pak kohë më parë këtu në fshatin Bularat?

Thirrje anti Shqiptare nuk u dëgjuan! Ata Thërrisnin dhe brohorisnin për Greqinë, për Epirin e veriut. Por, njëkohësisht dua të sqaroj publikun se thirrje anti kombëtare dëgjohen nga të dyja anët e kufirit. Dhe nga ana greke por dhe nga ajo Shqiptare. Por, ne dëshirojmë që këtë fenomen ta para ndalojmë.

Po të shikoni qartë! Dhe ato që Kostandini thoshte. Nuk thoshte kurrë asnjëherë për asnjeri shok Shqiptar kurrë! Ai thjesht dëshironte që fshati i tij të përparonte dhe madje ishte rrëfyer dhe tek nëna e tij. Kur ajo i tha: Bir do të vrasin policët Shqiptarë. Dhe ai ju përgjigj: Moj nënë dhe ata kanë fëmijë dhe 7-8 euro në muaj marrin. Kështu ju përgjigj nënës së tij.

Ka dhe dy fjalë për Ramën

Dua ti drejtohen dhe ti lutem Kryeministrit tuaj zotit Rama por dhe kryeministrit tonë zotit Cipra. Të gjejnë një zgjidhje në interesin e dy popujve tanë, për të gjithë neve. Sepse interesi ynë është i përbashkët. Ne dotë vazhdojmë së bashku dhe nuk ka rendësi nëse ata e duan këtë gjë apo jo. Ne duhet ta kuptojmë mirë këtë gjë!

Gjithashtu dua të nënvizoj diçka shumë të rëndësishme. Nuk kemi asnjë punë as ne por as ju me Turqit. Duhet ta kuptojë mirë këtë Kryeministri juaj . Dy popujt tanë janë një dhe duhet të bëhemi një dhe ju duhet ta kuptoni këtë gjë. Ne jemi një familje siç deklaroi dhe vetë kryeministri Rama sëfundmi. Por, familja problemet i zgjidh brenda saj dhe duhet ta thoni këtë. Dhe jo të përpiqemi ti zgjidhim ato me ndihmën e të tjerëve. Turqia dhe një “shtet tjetër” (Maqedonia) nuk ndihmojnë aspak, aspak Shqipërinë.

E vetmja gjë që bëjnë është se mbjellin urrejtje dhe këtë duhet ta kuptoni ju Rinia, duhet ta kuptoni patjetër. Dhe pres nga ju ( gazetarët) të transmetoni të vërtetën nëse vutë re trazira apo ndonjë gjë tjetër këtu sot . Mua më vjen shumë keq që në Kakavi ndaluan tej mase shumë qytetarë Grekë. Sepse ata do të mësonin dhe vendin duke e vizituar atë. Do vinin dhe në Gjirokastër ( si vizitorë). Për të mësuar, njohur më mirë njëri tjetrin. Për të mësuar  veset  e njëri tjetrit. Më kuptuat?

Kjo që bëri sot Policia Shqiptare ishte gabim i madh. Dhe këto fjalë po i them me dashuri. Nuk kam ndonjë qëllim tjetër.

Pyetja e fundit që ju shtrua nga gazetarët ishte: Ka patur apo ka ekzistuar ndonjë  kërcënim kundrejt familjes Kaçifa gjatë gjithë kësaj periudhe kohore?

Kanë ardhur në fshat disa persona me uniforma civile që ne e dimë fare mirë që ata ishin policë. Këta persona hapnin disa shtëpi sepse me sa duket diçka po kërkonin. Ku e di unë ndonjë flamur apo gjëra të tilla. Por familjarët mbas ngjarjes si ka shqetësuar asnjeri. Çdo gjë ndodhi vetëm atëherë kur po Ndiqnin Kaçifën dhe hyri policia duke thyer gjithçka brenda në shtëpi.


NJOFTIM

Dhëndëri i Kostandin Kacifas (Vangjelis Sakellaraqis) është personi që jehonte si informacjon në formë interviste mediave Greke dhe pikërisht tek (Tatjana Stefanidhou). Ai në atë intervistë transmetonte se Ekstremisti Kacifas u vra me duart lart dhe në momentin që e neutralizuan forcat Reneas. Gjithashtu ai atëherë kishte deklaruar se Kacifas ishte në këmbë dhe i shikonte në sy vrasësit e tij kur e vranë.

Pra me pak fjalë ai i hidhte benzinë zjarrit në momentin që ai ishte ndezur. Ndërsa sot flet si politikan me keqardhje që forcat Shqiptare ndaluan ekstremistët e Agimit të artë të hyjnë në territorin tonë. kjo intervistë që dha për mediat Shqiptare është totalisht kontradiktore me atë që kishte dhënë në mediat Greke. Mbase dhe ndoshta thellë brënda tij mund të ndihet përfaqësues i ndonjë Heroi që flet nga Republika e Vorjo Epirit.

Dhe pyeteni pak ju lutem. Shoqëronte gruan e tij bashkë në Athinë?
Dhe sa dakord është me kto premtime që jepen në video. 

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report