Connect with us

Europa

Dhjetë të vdekur në zjarrin e Parisit

Published

on

Dhjetë të vdekur në zjarr në Paris featured

Sipas informacioneve, dhjetë persona kanë humbur jetën e tyre si pasojë e një zjarri në një bllok apartamentesh në Paris. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.

Njëkohësisht në këtë incident ka patur dhe 30 të plagosur, sipas shërbimit francez të zjarrfikësve, ndërsa Prokuroria Franceze ka bërë të ditur se është arrestuar një banore e kësaj zone, e cila mbahet nën arrest.

Një person është arrestuar, bëhet fjalë për një grua, ndaj së cilës është marrë masa «burg pa afat». Këtë informacion e ka konfirmuar Prokuroria e Parisit duke vënë në dukje se gruaja në fjalë është banuese e kësaj ndërtese.



Ai deklaroi se ka filluar një hetim për «shkatërrim vullnetar me një zjarrvënje që shkaktoi vdekje», këtë çështje e kishte marrë përsipër shërbimi i prokurorisë së përbashkët.

Zjarrfikësit e Parisit kanë arritur të kenë situatën nën kontrollin e tyre

Pas pesë orësh lufte me flakët, zjarrfikësit kishin arritur të kenë situatën nën kontroll. Midis të plagosurve gjenden dhe 6 zjarrfikës, ndërsa 50 persona ishin larguar nga ndërtesa me ndihmën e zjarrfikësve.

Megjithatë, bilanci pritet të rritet pasi nuk janë kontrolluar katet e fundit të kësaj ndërtese. Pikërisht aty ku flakët janë më të dendura, kishte thënë një përfaqësues i zjarrfikësve, i cili gjendej në terren.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, An Idalgo, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter. Ajo ka komunikuar se do të vizitonte terrenin gjatë orëve të para të mëngjesit. Gjithashtu, kishte thënë mbi ngjarjen se: «Parisi ndodhet në zi», dhe se: «bilanci është tragjik».

Disa nga banorët e ndërtesës tetë katëshe kishin hipur në tarracë për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa disa të tjerë thërrisnin për ndihmë nga dritaret e apartamenteve të tyre.

Një nga oficerët e zjarrfikëses ka deklaruar se: «u desh të ndërhynim për shpëtimin e shumë personave, sidomos atyre 10 personave që kishin hipur në tarracë». Ai theksoi se rreth 50 persona ishin larguar nga zjarrfikësit, kryesisht me anë të shkallëve të posaçme që ata përdorin në raste të tilla.

Për shkak të rrezikut, ishin evakuuar dhe dy ndërtesa të tjera që ishin shumë pranë zjarrit. Stafi i sallës së 16-të të qytetit kishte punuar gjithë natën për transferimin e përkohshëm banorëve në një vend të sigurtë.

Sipas Kryetares së Bashkisë, An Idalgo, shërbimet e bashkisë ishin angazhuar menjëherë për strehimin e personave të rrezikuar.

Ajo deklaroi se ky shërbim ndaj tyre do të ofrohet për sa kohë të jetë e nevojshme. Gjatë kohës së fikjes së zjarrit shumë rrugë të Parisit ishin të mbyllura nga automjetet e policisë për arsye sigurie. Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë rreth 200 zjarrfikës.


Më të lexuarat