Connect with us

Azia

Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së tragetit me një balenë

Published

on

jetëra të plagosur pas përplasjes së tragetit me një balenë featured

Tetëdhjetë e shtatë persona ishin plagosur gjatë përplasjes së një trageti me një balenë në hapësirën e Ishullit Santo, i cili gjendet në detin e Japonisë. Gjendja e pesë prej të plagosurve është tepër serioze sipas rojeve bregdetare dhe autoriteteve lokale.

Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së tragetit me një balenë

Në momentin e aksidentit në traget gjendeshin 121 pasagjerë dhe katër persona të cilët ishin pjesë e ekuipazhit. Nga përplasja ishte krijuar në e çarë rreth 15 centimetra në njërën anë të tragetit. Ky traget mund të mbajë deri në 250 pasagjerë.

«Dëgjuam një zhurmë të fortë. Godita kokën në sediljen që kisha përpara. Shumë njerëz rreth e përqark ishin goditur dhe shanin», deklaroi njëri nga pasagjerët përpara gazetarëve.


Më të lexuarat