Connect with us

Azia

Dhjetëra të vdekur në Indonezi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve

Published

on

Dhjetëra të vdekur në Indonezi për shkak të përmbytjeve featured

Të paktën 50 njerëz, midis tyre dhe fëmijë, kanë humbur jetën e tyre ndërsa 59 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike pas përmbysjeve që kishin goditur zonën e Papuas në Indonezi. Janë shprehur dyshime se numri i të vdekurve do të rritet në mënyrë dramatike.

Sipas gazetës Kineze “People Daily” numri i të vdekurve deri tani është 63. Zona Sentani,  e cila gjendet në afërsi të kryeqytetit të provincës Jayapura. Ky qytet po goditet nga reshje shumë të fuqishme të cilat kishin shkaktuar përmbytje. Këtë lajm e kishte konfirmuar një zyrtar i Shërbimit të Menaxhimit të Fatkeqësive të shtetit Kori Simbolon.

Ujërat janë tërhequr, megjithatë hyrja në këto zona nuk është e lehtë në disa raste pasi rrugët janë të bllokuara nga pemët dhe rrëshqitjet e dheut të cilat kanë mbyllur rrugët.

Qindra shtëpi ishin përmbytur dhe kishin pësuar dëme serjoze nga ujërat. Grupet e kërkimit dhe shpëtimit po zhvillojnë kërkime në zonat e prekura de po largojnë vazhdimisht njerëz nga këto zona.

Imazhet që transmetohen nga Mediat lokale tregojnë qartë përmasat e kësaj fatkeqësie natyrore ndërsa në aeroportin e vogël Jayapura kishe ndodhur dhe një incident.


Më të lexuarat