Connect with us

Azia

Diskriminoi bashkëshorten e tij sepse nuk pranoi të vallëzonte për shokët e tij

Published

on

Diskriminoi bashkëshorten e tij sepse nuk pranoi të vallëzonte për shokët e tij

Asma Aziz ka tronditur botën pasi kishte publikuar një video në rrjetet sociale. Ajo e kishte publikuar këtë material për ti treguar botës makthin që kishte përjetuar në duart e të shoqit. Në këtë video ajo shfaqet pa flokë të gjata dhe me disa shenja të zeza në fytyrë, duke pretenduar se ajo kishte rënë viktimë e dhunës familjare.

Bashkëshorti i saj, Mian Faisal, dhe një person tjetër akoma janë arrestuar dhe mbahen në një qendër paraburgimi. Ata kanë mohuar çdo akuzë në lidhje me dhunën familjare.

Ai kishte deklaruar pranë autoriteteve se nuk kishte asnjë lidhje me torturat ndaj saj. Madje, kishte deklaruar se ajo vetë kishte filluar të priste flokët e saj (nën ndikimin e lëndëve narkotike). Sipas dëshmisë së tij, ai thjesht e kishte ndihmuar të shoqen ti priste ato me gërshërë.

Dhunimi dhe arrestimi i Aziz-it kishte shkaktuar disa reagime të ndryshme dhe thirrje për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Gratë që bien viktima të dhunës në familje nuk flasin shumë shpesh në Pakistan, shumë rrallë bëjnë denoncime publike. Veprimi i Asma-s nuk ishte vetëm i guximshëm, por dhe një ferr i vërtetë. Denoncimi ishte i domosdoshëm për të parandaluar tmerrin e mijëra femrave në këtë vend.

Amensty International kishte deklaruar se duhet të bëhen ndryshime drastike menjëherë.

«Ne jemi shumë të kënaqur me shpejtësinë që kishin vepruar autoritetet në lidhje me këtë çështje, kundër torturave mbi kurrizin e kësaj femre. Kjo organizatë kishte deklaruar se po ndiqte me vëmendje rritjen e numrit të rasteve që lidhen me këtë fenomen kundër grave. Nuk duhet të veprohet vetëm në disa raste por në tërësi», thoshte deklarata.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat