Connect with us

Bota

Do godasim SHBA-në nëse Uashingtoni dërgon raketa në Evropë

Published

on

Do godasim SHBA-në nëse Uashingtoni dërgon raketa në Evropë featured2

Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar drejtpërdrejt Amerikën duke thënë se: « Do godasim SHBA-në nëse Uashingtoni dërgon raketa në Evropë». «Rusia do të kundërpërgjigjet çdo zhvillimi të armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm bërthamor në Evropë.

Ne nuk do të synojmë vetëm vendet në të cilat janë të vendosura këto armë por dhe vetë Shtetet e Bashkuara», deklaroi sot Presidenti Rus gjatë fjalimit të tij vjetor në parlamentin rus.


Do godasim SHBA-në nëse Uashingtoni dërgon raketa në Evropë

Rusia nuk kërkon polemika dhe në këtë mënyrë nuk do të bëjë hapin e parë. Rusia nuk ka për të zhvilluar raketa për t’ju kundërpërgjigjur Uashingtonit i cili anuloi një traktat të rëndësishëm mbi kontrollin e armatimeve. Traktati i anuluar datohet që nga periudha e luftës së ftohtë.

«Megjithatë, reagimi i Rusisë në çdo rast to të jetë i vendosur. Ata që hartojnë politikat e Shteteve të Bashkuara, disa nga të cilët kanë një fiksim me distancimin e Amerikës, duhet të marrin parasysh rreziqet para se të bëjnë ndonjë hap», theksoi ai.

«Është e drejta e tyre të mendohen si të dëshirojnë por dinë të numërojnë. Jam i sigurtë që dinë të numërojnë. Le të numërojnë shpejtësinë dhe kalibrin e sistemeve të armatimit që ne po zhvillojmë», theksoi ai duke u duartrokitur nga anëtarët e parlamentit rus dhe Këshilli i Federatës.

Vladimir Putin deklaron: Do godasim SHBA-në nëse Uashingtoni dërgon raketa në Evropë

«Do ta them qartë dhe haptas: Rusia do të detyrohet të krijojë dhe të zhvillojë një armatim i cili do të mund të përdoret jo vetëm kundër territoreve që na kërcënojnë, por dhe kundër territoreve në të cilat gjenden qendrat e vendimit për përdorimin e raketave që na kërcënojnë», tha ai.

Duke përmendur shkeljet e Rusisë, Uashingtoni deklaroi gjatë këtij muaji se po pezullon detyrimet e saj në bazë të traktatit për Armët Bërthamore (INF). Ky traktat ishte nënshkruar në vitin 1987 midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Pas fillimit të procesit të pezullimit të këtij traktati do të thotë se tani lejohet zhvillimi i raketave të teknologjisë së re.

Ky traktat u ndalonte të dyja palëve instalimin e raketave tokësore (të vogla dhe të mesme) në Evropë. Pezullimi i tij do të krijojë mundësinë e një konkurencë të re armatimesh midis Moskës dhe Uashingtonit. Rusia, e cila mohon shkeljet nga ana e saj, i ishte përgjigjur lëvizjes së Uashingtonit duke deklaruar se do të vepronte në të njëjtën mënyrë.



Megjithatë, Presidenti Rus nuk ka komunikuar sot zhvillimin e raketave të reja. Ai tha se Moska nuk do të zhvillonte raketa të reja tokësore në Evropë, dhe askund tjetër. Kjo do të ndodhte vetëm nëse do ta bënte Uashingtoni lëvizjen e parë.

Por në fjalimin e tij ai e bëri të qartë se Rusia është e gatshme për çdo skenar duke lënë të nënkuptohet se teknologjia e Rusisë po lulëzon.

«Rusia dëshiron lidhje të mira me Amerikën, por është e gatshme të mbrohej nëse do të duhej të bënte një gjë të tillë. Vladimir Putin ka mbyllur fjalimin duke thënë: «Ne dimë shumë mirë si ta bëjmë dhe do të zbatojmë këto plane menjëherë pas realizimit të kërcënimeve kundër nesh».


Më të lexuarat