Connect with us

Bota

Donald Trump » Hapa pozitivë në marrdhënjet tregtare me Kinën

Published

on

Donald-Trump-»-Hapa-pozitivë-në-marrdhënjet-tregtare-me-kinën

Progres i negociatave SHBA-Kinë në sektorin e tregtisë

Pas një bisede të gjatë telefonike midis Presidentit Amerikan dhe homologut të tij Kinez Amerika dhe Kina kanë shënuar progres të konsiderueshëm të negociatave në sektorin e tregtisë! Donald Trump komunikoi se ai kishte pasur nj bisedë të gjatë dhe tepër konstruktive me Presidentin e Kinës Xi Jipping. Gjithashtu i komunikoi popullit Amerikan një progres pozitiv të negociatave Tregtare midis dy vendeve.

Kisha një bisedë të gjatë telefonike dhe shumë konstruktive me Presidentin e Kinës. Gjendemi tashmë në rrugë të mirë për arritjen e një marrëveshje. Nëse arrihet, do të jetë shumë e gjerë dhe do përfshijë gjithçka, të gjitha çështjet. Të gjitha fushat dhe pikat e mosmarrëveshjes. Po shënohet një progres i madh! “, tha presidenti Trump.

Multi-miliarderi Republikan kishte tentuar dukshëm një afrim  me Pekinin dhe Mikun e tij personal Xi Jiping që në fillim të mandatit të tij. Por që atëherë marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur shumë faza të ndryshme. Midis tyre zhvillohej një luftë tregtare e ashpër me një valë sanksionesh doganore. Por me tej të dyja palët ndryshuan qëndrim që nga 1 dhjetori për ti dhënë një shans pozitiv negociatave tregtare. Të cilat po kalonin një krizë.

Gjatë samitit të G-20 në Argjentinë Xi Jipping përfitoi një avantazh 90 ditor deri në muajin Mars për hyrjen në fuqi të taksave të reja për produktet Kineze në Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte pjesë e sanksioneve që Amerika kishte ndërmarrë ndaj Kinës.

Në këmbim Kina komunikoi se do të pezullonte në Janar për një periudhë tremujore të gjitha saksjonet doganore që ajo kishte ndërmarrë ndaj importimit të auto veturave si dhe pjesëve të këmbimit që importoheshin nga SHBA. Dhe në të njëjtën kohë ajo miratoi disa sasi të mëdha importi ushqimor të sojës Amerikane.

Sipas Agjencisë Bloomberg delegacioni Amerikan nën përfaqësimin e zëvendës përfaqësuesit të tregtisë Jeffrey Garris, do gjendej gjatë muajit Janar në Pekin për të zhvilluar negociatat e mëtejshme.

Më të lexuarat