Connect with us

Bota

Donald Trump » Ushtria jonë ekzekutoi përgjegjësin e sulmit në USS Cole

Published

on

Ushtria Amerikane ekzekuton terroristin e Al Qaedës

Ne nuk do të ndalojmë kurrë luftën kundër terrorizmit Islamik nënvizoi Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ushtria jonë solli drejtësi për heronjtë që u vranë dhe ata që u plagosën gjatë sulmit të Pabesë në USS Cole theksoi Donald Trump me një status ne Twitter. Duke konfirmuar në këtë mënyrë se Jamal al-Badawi i cili konsiderohej si përgjegjës për sulmin e tetorit to vitit 2000, u ekzekutua gjatë një operacioni të Ushtrisë Amerikane.

<<Arritëm të ekzekutojmë përgjegjësin e këtij akti>>, shtoi ai më tej.

<<Nuk do të ndalohemi kurrë së luftuari kundër Terrorizmit Islamik ekstrem>> , nënvizoi në statusin e tij.

Gjatë ditës së premte një përfaqësues shtypi i ushtrisë Amerikane komunikoi për shtypin se ushtria Amerikane kishte realizuar një operacion në Marib të Jemenit ku objektivi ishte pikërisht Jamal al-Badawi

Me datë 12 Tetor të vitit 2000 në Anden të Jemenit një skaf i mbushur me eksplozivë kishte arritur të përplasej ne trupin e anijes Amerikane duke vrarë 17 anëtarë të Marinës Amerikane. Përgjegjësinë e kishte marrë përsipër komandanti i Al Kaidës Osama Bin Laden . Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin akuzuar Jamal al-Badawi-n si organizator të këtij sulmi bashkë me dy Kamikazët e tjerë të cilët drejtonin skafin.

Më të lexuarat