Connect with us

Bota

Dublin: Premiera e tigrave “Amur”

Published

on

Premiera e tigrave «Amur» featured

Dy tigra të mahnitshëm të rracës «Amur», janë takuar pr herë të parë me publikun në kopshtin zoologjik të Dublinit. Ata lëviznin bashkë me mamanë e tyre në ambientet e këtij kopshti zoologjik duke lozur si mace autentike.



Këtë rracë tigri mund ta takonte dikush në Rusinë lindore, në pjesën veriore të Kinës dhe në Kore. Gjuetia e pa kontrolluar gjatë viteve 1940, çoi këtë specie në kufijtë e zhdukjes së tij.

Në gjithë botën kishin mbetur vetëm 40 të tillë, ndërsa sot popullsia është rritur në rreth 540.

Lindja e dy këlyshëve të vegjël është padyshim një gëzim për biologët dhe menaxherët e parkut. Këlyshët lindën gjatë muajit tetor nga mamaja e tyre 3 vjeçare e cila quhet «Tundra».

Babai ishte një tigër 8 vjeçar i cili quhet «Usuri».  Administrata e kopshtit zoologjik i ka kërkuar publikut të propozojë emrat për dy foshnjet, të cilat janë femra.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat