Connect with us

Bota

Duka i Edinburgut dorëzoi vullnetarisht patentën e tij

Published

on

Duka i Edinburgut dorëzoi vullnetarisht patentën e tij featured

Sipas një deklarate nga Pallati i Bakingamit, Duka i Edinburgut ka dorëzuar patentën e tij. Këtë vendim ai e mori disa javë pas aksidentit automobilistik që kishte bërë, ku si rezultat ishte plagosur një femër.

«Pasi e mendoi mirë, Duka i Edinburgut mori vendimin të dorëzonte vullnetarisht patentën e tij», thuhet më tej në komunikimin zyrtar.


Duka i Edinburgut dorëzoi vullnetarisht patentën e tij post

Automjeti që ishte nën drejtimin e tij ishte përfshirë në një aksident automobilistik para një muaji. Pak më vonë Princi i kishte kërkuar falje shoferit të automjetit tjetër, i cili kishte përfunduar me dorë të thyer. Ai akuzonte diellin që e kishte verbuar teksa ngiste makinën dhe ndërkohë deklaronte i shokuar për shkak të aksidentit.

Princi Philip ka kërkuar falje publikisht për aksidentin që kishte shkaktuar

«Dua ta kuptoni se sa keq më vjen për aksidentin që shkaktova» kishte shkruar ai në një letër që ishte publikuar nga pallati. «Kam kaluar shumë herë nga ai kryqëzim dhe e njoh shumë mirë trafikun e atyshëm», kishte thënë ai.

Si rezultat i këtij aksidenti makina e tij ishte përmbysur dhe sipas një dëshmitari ishte ndihmuar nga një person që të dilte jashtë automjetit të tij i gjakosur.

Princi ishte kritikuar rëndë pas një fotografimi teksa ngiste auto veturën e tij pa vënë rrip sigurimi, kjo kishte ndodhur vetëm 48 orë pas aksidentit që kishte shkaktuar.


Duka i Edinburgut pa rrip sigurimi

Pikërisht teksa viktima deklaronte për shtypin se ai nuk kishte asnjë komunikim me princin.

«Ishte diçka e bukur  kur firmosi me emrin e tij dhe jo me titullin e tij, mbeta e habitur nga stili personal i kësaj letre» kishte thënë ajo pasi kishte marrë këtë letër.

Diskutimi mbi këtë temë kishte dominuar nëpër debatet publike dhe mediat deri sa u krijua çështja në lidhje me moshën e «heqjes së patentave».

Filipi ishte ai që drejtonte automjetin që transportonte ish presidentin Barack Obama dhe bashkëshorten e tij nga helikopteri gjatë vizitës së tyre në Britani në vitin 2016.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report