Connect with us

Featured

Dy studentë Kinezë arritën te mashtrojnë kompaninë Apple duke i bërë një dëm prej 1 milion dollarësh

Published

on

Dy studentë Kinezë arritën te mashtrojnë kompaninë Apple duke i bërë një dëm prej 1 milion dollarësh

Dy Kinezë kishin arritur të sajonin një kolpo me përfitime te majme, duke i dërguar kompanisë Apple celularë të falsifikuar.

Sipas strategjisë së tyre, ata i dërgonin mbrapsht kompanisë pajisje te falsifikuara duke pretenduar se ato ishin defektoze. Më pas kompania u dërgonte atyre pajisje të reja duke zëvendësuar pajisjet e falsifikuara me pajisje origjinale.

Sipas gazetës The Guardian, personat në fjalë banonin në Oregon të Shteteve të Bashkuara. Ata i merrnin celularët nga një kompani Kineze dhe n. Vazhdim i përdornin për të mashtruar kompaninë Apple.

Kjo kompani kishte pësuar një dëm prej 1 milion dollarësh nga ky mashtrim. Një shumë serioze e cila duhej të kishte përfunduar ne arkat e kompanisë, gjë që nuk kishte ndodhur në asnjë rast.

Kompania Apple ka bërë një denoncim kundër dy personave ne fjalë

Dy të rinjtë dërgonin pajisjet mbrapsht me pretendimin se nuk mund ti aktivizonin këto pajisje dhe Apple ua zëvendësonte duke u dërguar pajisje të reja.

Celularët e kësaj kompanie Kineze ishin kaq identikë me origjinalët saqë edhe teknikët e kompanisë nuk kishin arritur të dallonin diferencën midis tyre dhe celularëve origjinalë.

Studentët kishin bërë 3.069 kërkesa për riparim nga muaji Prill i vitit 2017 deri ne Mars te 2018-tës. Në 1.493 raste, kompania u kishte dërguar atyre pajisje të reja. Pjesa tjetër u ishte dërguar mbrapsht. Teknikët e kompanisë Apple nuk kishin arritur ta kuptonin se këta celularë ishin te falsifikuar. Pajisjet ishin kthyer mbrapsht për shkak të mos përmbushjeve së kushteve ne garancinë e tyre.

Sipas gjykatësve, në vazhdim dy të rinjtë dërgonin pajisjet origjinale në Kinë për ti shitur.

Mashtrimi ishte zbuluar nga shërbimet kufitare, pasi kishte sekuestruar 95 celularë të falsifikuar që ata kishin dërguar për ti rregulluar. Në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve ishin zbuluar  300 celularë të tjerë si dhe disa prova te tjera materiale.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat