Connect with us

Featured

Dymbëdhjetë vjet në burg për vjedhjen e një biçiklete

Published

on

Dymbëdhjetë vjet në burg për vjedhjen e një biçiklete

Personi që kishte vjedhur një biçikletë para 12 vitesh, ndodhet akoma në burg pasi kishte goditur dikë dhe i kishte marrë biçikletën.

Wayne Bell ishte vetëm 17 vjeç kur kishte kryer vjedhjen dhe po pret akoma të lirohet.

«Goditi dikë dhe i mori biçikletën. Dënimi i tij nuk i përshtatet krimit të tij», kishte deklaruar babai i 29 vjeçarit, Carl Bell. Lajmi ishte transmetuar nga gazeta Britanike Metro.

«Ai nuk kishte kurrë një të dashur. Ai nuk ka jetuar kurrë në realitet. Ekzistojnë persona që kanë bërë të njëjtin akt dhe sot janë të martuar me fëmijë», theksoi ai.

Sipas dënimit të përcaktuar, ai duhet të bindë komisionin që analizon kërkesat për lirimin e tij, dhe ti provojë atyre që është një person i parrezikshëm për shoqërinë civile. Vetëm në këtë mënyrë mund të dalë nga burgu.

Ju rikujtojmë se gjykatësit e Britanisë së Madhe nuk mund të dënojnë dikë sot për të këtë lloj krimi, pasi është shfuqizuar si një «vendim i padrejtë».

https://youtu.be/gQAQD7F456w

Më të lexuarat