Dyqanet e duhanit në Paris tregtojnë Bitcoin

Përveç cigareve, Purove dhe lotarive tashmë Dyqanet e duhanit në Paris tregtojnë Bitcoin. Vizitorët në Paris Tabacs mund të blejnë dhe monedhën virtuale në formë kuponi. Monedha Virtuale shitet tashmë në gjashtë dyqane të tilla në qendër dhe periferi të Parisit. Kjo gjë u bë e mundur me mbështetjen e kompanisë së teknologjisë Financiare Keplerk.

Dyqanet e duhanit në Paris tregtojnë Bitcoin map

Një nga themeluesit e Kompanisë Keplerk tha <<disa njerëz konsiderojnë të vështirë blerjen e Bitcoin në internet. Prandaj, ata kanë më shumë besim tek dyqani i duhanit se sa në një faqe interneti anonime >>.

Dyqanet e duhanit në Paris tregtojnë Bitcoin nëpërmjet një portofoli elektronik

Vitin e kaluar kompania Keplerk siguroi një kontratë me një ofrues softueri për të bërë të mundur tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin nëpër këto dyqane. Domethënë të shesin kuponë Bitcoin në një portofol elektronik të cilin blerësi mund ta gjejë në sajtin e Keplerk.

Nga kërcënimi i vazhdueshëm i rënjes së çmimit të duhanit mbi 24,000 dyqane të këtij produkti kanë zgjeruar gamën e produkteve që ofrojnë. Duke shitur midis të tjerash dhe karta krediti të parapaguara ose shërbime transferimi parash.

Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu