Connect with us

Franca

E pabesueshme: Pulat u bashkuan dhe vranë një dhelpër

Published

on

lat u bashkuan dhe vranë një dhelpër featured

Pulat u bashkuan dhe vranë një dhelpër. Ky incident i çuditshëm ka ndodhur gjatë javës së kaluar, kur një dhelpër kishte tentuar të hynte në kotecin e tyre gjatë orëve të mbrëmjes. Ajo kishte ngecur ndërmjet dyerve që kontrollohen me anë të dritës dhe mbyllen automatikisht pas perëndimit të diellit.

Trupi i pajetë i dhelprës ishte zbuluar gjatë mëngjesit nga studentët e shkollës Le Gros Chêne, teksa po bënin kontrollin e programuar në fermë.

«Në një qoshe zbuluam trupin e pajetë të dhelprës. Prezenca e saj kishte ngjallur instinktin e kopesë tek pulat, të cilat e kishin sulmuar atë me sqepat e tyre», deklaroi njëri nga studentët që ndodhej aty.

Koteci i kësaj ferme mbetet gjatë gjithë ditës i hapur dhe pulat e kalojnë jashtë pjesën më të madhe të ditës, duke përjashtuar këtu rastin kur ato riprodhohen. Ndodhen gjatë gjithë kohës të ekspozuara tek kafshët e egra.

Herën e fundit që dhelpra kishte vizituar këtë kotec rezultati ishte tragjik për pulat pasi shumë prej tyre kishin rënë viktimë e dhelprës dhe kishin përfunduar të ngordhura.


Më të lexuarat