Connect with us

Azia

Ekskursionistja me bikini vdes nga i ftohti

Published

on

Ekskursionistja me bikini vdes nga i ftohti

Ekskursionistja 36 vjeçare «Gigi Wu» nga Tajvani, ka lënë frymën e saj të fundit në një përrua. Ajo ishte bërë e njohur si «Ekskursionistja me bikini»  e cila ngjitej nëpër male me veshje plazhi.


在下最唯美攻頂照的一次

Posted by Gigi Wu on Saturday, October 25, 2014

Ky pasion, i cili e kishte shndërruar atë në një star, por kjo i kushtoi asaj dhe jetën, pasi vdiq nga të ftohtit në malin e Yushan-it.

Sipas mediave internacionale, Gigi kishte rënë në një përrua të këtij mali gjatë tentativës së saj për tu ngjitur në majën më të lartë të Tajvanit.


第四次上玉群,鹿山獨攀成功,順遊玉主,這次帶了Peggy上山^^

Posted by Gigi Wu on Saturday, June 18, 2016

Ajo kishte arritur të telefononte një mikun e saj nëpërmjet telefonit satelitor që dispononte, por ekipet e shpëtimit kishin arritur aty me vonesë.

Operacjoni për shpëtimin e saj kishte filluar menjëherë pas pajmërimit por për shkak të motit të keq kishin arritur aty pas 43 orësh. Trupi i saj i pa jetë u gjet i ngrirë. Shenjat e para dëshmojnë se ajo vdiq nga hipotermia.

Personi në fjalë u kishte treguar zjarrfikësve, se gjendej në anën e poshtme të përroit dhe ishte e pamundur të lëvizte për shkak të plagëve që kishte marrë nga rënja.

Sipas informacioneve të «Apple daily» 36 vjeçarja nuk kishte siguruar lejen e hyrjes në këtë park. Në një mënyrë gjendej aty në mënyrë ilegale.

Ajo kishte arritur të mblidhte më shumë se 14,000 ndjekësa në rrjetet e saj sociale, duke i mahnitur ata me aventurat e saj ekstreme. Gjatë katër viteve të fundit ajo kishte realizuar me sukses 100 ekskursione duke provuar gjithsej 97 palë bikini,


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report