Connect with us

Afrika

Ekzekutohen 9 persona për vrasjen e Kryeprokurorit

Published

on

Ekzekutohen 9 persona për vrasjen e Kryeprokurorit Egjiptian featured

Autoritetet Egjiptiane kanë ekzekutuar 9 burra të cilët ishin dënuar për vrasjen e Kryeprokurorit Egjiptian në vitin 2015. Lajmi është konfirmuar nga një burim i sistemit të burgjeve dhe një avokat.

Personat e ekzekutuar ishin anëtarë të një grupi prej 28 personash të cilët ishin dënuar me vdekje në vitin 2017. Kryeprokurori Hisham Barakat kishte mbetur i vdekur pas një sulmi me eksplozivë nga një makinë e cila ishte përplasur me eskortën e tij në kryeqytetin e Egjiptit.


Ekzekutohen 9 persona për vrasjen e Kryeprokurorit post image

Egjipti kishte akuzuar Vëllezërit myslimanë dhe disa luftëtarë të Hamas-it me bazë në Gaza. Dy organizatat në fjalë kanë mohuar implikimin e tyre në këtë çështje.

Organizata e të drejtave të njeriut u kishte bërë thirrje autoriteteve që të ndalonin ekzekutimet. Ajo kishte publikuar denoncimet e të dënuarve të cilët ishin mbajtur në mënyrë sekrete dhe torturuar për të rrëfyer.

Që nga viti 2013, kur ushtria pati përzënë presidentin e Egjiptit (i cili i përkiste Vëllazërisë myslimane), Gjykatat e Egjiptit kanë lëshuar me qindra dënime me vdekje. Vetëm një pjesë e të dënuarve janë ekzekutuar. Numri i ekzekutimeve është rritur që nga viti 2015 sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut.



Gazeta El Watan raportoi se ekzekutimet ishin kryer mëngjesin e së mërkurës. Gjatë këtij muaji ishin kryer dhe 6 ekzekutime të tjera. Tre persona ishin ekzekutuar pasi ishin dënuar për vrasjen e një polici gjatë vitit 2013. Ndërsa 3 ekzekutimet e tjera ishin kryer për shkak të vrasjes së djalit të një gjykatësi në vitin 2014.

Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut në të dyja rastet ishin përdorur tortura për të marrë dëshmitë e tyre.  Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, deklaroi se po punon për rimëkëmbjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend pas kryengritjeve të vitit 2011.


Më të lexuarat