Connect with us

Azia

Ekzekutohen publikisht përdhunuesit e një 12 vjeçari

Published

on

Ekzekutohen publikisht përdhunuesit e një 12 vjeçari featured

Autoritetet e Jemenit kanë realizuar ekzekutimin e dy pedofilëve pasi kishin përdhunuar dhe vrarë një të mitur 12 vjeçar. Ngjarja kishte ndodhur gjatë muajit maj të vitit 2017 në Jemen, autorët ishin të moshës 28 dhe 32 vjeç.

Autorët, Mohamed Khaled dhe Wadah Refat të cilët janë ekzekutuar me dy plumba në kurriz. Ekzekutimi është zhvilluar në portin e Anden-it ndërsa qindra qytetarë kishin vajtur aty për të parë nga afër aplikimin e këtij ndëshkimi publik.



Djali i mitur ishte komshi me njërin nga autorët. Kështu që ata kishin planifikuar ta kapnin dhe ta përdhunonin pa e marrë vesh njeri. Një ditë i bënë pritë,  e kapën dhe e dërguan në shtëpinë ku kishin kryer aktin e tyre.

Sipas lëndës së dosjes penale ata e kishin vrarë të miturin pasi pas përdhunimit qante dhe bërtiste për ndihmë. Njëri nga dy autorët kishte marrë një thikë dhe i kishte prerë fytin.

Për këtë çështje është gjykuar dhe një grua 33 vjeçare por për shkak se ishte shtatzënë ekzekutimi  i saj ishte transferuar për më vonë. Ajo kishte ndihmuar përdhunuesit të copëtonin kufomën e të miturit, për të humbur gjurmët.


Më të lexuarat