Connect with us

Amerika e Veriut

Ekzekutohet një tjetër gazetar në Meksikë

Published

on

Ekzekutohet një tjetër gazetar në Meksikë featured

Në Meksikë është ekzekutuar dhe një gazetar tjetër pak ditë pas vrasjes së një drejtori të një stacioni radiofonik. Këto incidente konfirmojnë se Meksika është shteti i dytë më i rrezikshëm në botë përsa i përket gazetarëve, mbas Sirisë.

Siç ishte bërë e ditur nga autoriteti i Prokurorisë së Meksikës, një gazetar, prezantues lajmesh , është ekzekutuar dje në shtetin e Tabaskos.



Viktima Jesus Ramos Rodriguez kishte rënë i vdekur nga plumbat e një të panjohuri, teksa ndodhej në një restorant të qytetit Emiljano Sapata.

Pesëdhjetë e nëntë vjeçari ishte tejet i njohur në zonën ku banonte pasi për 20 vite me radhë prezantonte edicionin qendror të lajmeve në kanalin 99,9 FM.

Sipas informacioneve të gazetës “El Universal”, autori kishte zbritur nga një automjet, ishte afruar drejt restorantit ku po drekonte me disa miq dhe e kishte qëlluar.

Gjatë vitit 2018 në Meksikë janë ekzekutuar të paktën 10 gazetarë. Ndërsa nga fillimet e viteve 2000 janë vrarë mbi 100 gazetarë. Shumica e këtyre vrasjeve vazhdojnë të mbeten pa autor.


Më të lexuarat