Connect with us

Bota

El Chapo drogonte dhe përdhunonte vajza adoleshente

Published

on

El Chapo drogonte dhe përdhunonte vajza adoleshente featured

“Zjarr” është dëshmia e një bashkëpunëtori të vjetër të El Chapo-s, trafikantit ndërkombëtar të kokainës i cili po gjykohet në Nju jork. Sipas fakteve të cilat ishin publikuar ditën e shtunë, El Chapo Guzman drogonte dhe përdhunonte vajza adoleshente.  

Një ortak i vjetër i El Chapo-s, Aleks Sifuendes, ka dëshmuar para autoriteteve se një grua i dërgonte atij foto të vajzave të reja në mënyrë që ai të zgjidhte viktimën e tij. Ai paguante për këtë shërbim rreth 5000$ për femër.



Sipas këtyre dokumenteve edhe vetë dëshmitari kishte provuar këtë sistem, tre ose katër herë, vajza të cilat në disa raste ishin në moshën 15 vjeçare. El Chapo kishte bërë të njëjtën gjë me vajza të cilat mund të ishin vetëm 13 vjeçe. Ky informacion ka buruar nga dëshmitë e Aleks Sifuendes, i cili në shumicën e rasteve ishte prezent.

Para se ti përdhunonte i drogonte me një drogë në formë pudre

Gjashtëdhjetë e një vjeçari, El Chapo, para se të kryente marrëdhënje seksuale, i drogonte këto vajza me një drogë që ishte në formë pudre, natyrisht me ndihmën e dëshmitarit të penduar.

Joaquin Guzman i kishte mohuar këto akuza të cilat nuk kanë asnjë konfirmim dhe ishin konsideruar të pabesueshme për tu marrë parasysh në gjyq. Këtë informacion e ka dhënë avokati i tij nëpërmjet një email-i. Ai më tej kishte thënë : «fatkeqësisht informacione të tilla publikohen pak përpara mbledhjes së juristëve».

Këto informata ishin publikuar pas ankesës së mediave Amerikane mbi fshehtësinë që rrethonte gjyqin e bosit të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Aleks Sifuendes ishte arrestuar në Meksikë gjatë vitit 2013 dhe më pas ishte ekstraduar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aty ishte burgosur dhe tani po bashkëpunon me drejtësinë amerikane për të lehtësuar pozicionin e tij.

El Chapo Guzman rrezikon burgim të përjetshëm pasi ndaj tij janë lëshuar plot dhjetë akuza. Ndër këto akuza janë dhe: «Armëmbajtja pa leje dhe pastrimi i parave». Ai akuzohet se nga viti 1989 ka drejtuar një rrjet trafiku i cili që atëherë ka importuar në Amerikë rreth 155 ton kokainë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat