Connect with us

Bota

El chapo korruptoi Presidentin Meksikan me 100 milion $

Published

on

El chapo korruptoi Presidentin Meksikan me 100 milion $ featured

«Hoakin El chapo Gusman» kishte korruptuar presidentin Meksikan «Enrique Peña Nieto» me 100 milion dollarë. Ky fakt ka dalë në skenë sipas dëshmitarit që dëshmoi kundër Baronit Meksikan.

Aleks Sifuendes ishte «krahu i djathtë» i Baronit për dy vite me radhë. Ai ka dëshmuar për «korruptimin» gjatë seancës kundër «El chapo-s» në gjykatën e Nju Jorkut. Ai po merrej në pyetje nga avokatët e «El chapo-s».


El chapo korruptoi Presidentin Meksikan me 100 milion $ post

Sipas gazetarëve që gjendeshin në sallë, presidenti kishte kërkuar 250 milion dollarë para se të pranonte 100 milion dollarët. Ky gjyq u zhvillua në Brooklin të «Shteteve të bashkuara».

Dëshmitari «Sifuendes» më tej tha se dorëzimi i parave ishte bërë diku në qytetin e Meksikës gjatë muajit tetor të vitit 2012, nga një mik i «El chapo-s».

Ai ishte arrestuar në Meksikë gjatë vitit 2013 dhe më pas u ekstradua në SHBA. Aty pranoi autorësinë e tij për akuzon e trafikut ndërkombëtar, duke bërë një marrëveshje me prokurorët.

Kur e pyetën nëse ai kishte informuar autoritetet Amerikane në fillim të vitit 2016 se «Guzman» po sajonte ryshfetin. Dëshmitari u përgjigj me korrektesë. Guzman akuzohet se fshihej pas kartelit të Sinaloa-s, i cili sipas prokurorëve ishte furnizuesi më i madh i kokainës në SHBA.

Gjyqi i Baronit «Guzman» filloi që në nëntorin e kaluar, kur ai u ekstradua në SHBA për tu gjykuar. Ai ishte i akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, heroine dhe disa substancave të tjera. Ky person ishte koka e  Kartelit të Sinaloa-s.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat