Connect with us

Lajme

El Chapo transferohet në një burg të sigurisë së lartë

Published

on

El Chapo transferohet në një burg të sigurisë së lartë

El Chapo Guzman transferohet në një burg të sigurisë së lartë, një burg nga ku askush nuk ka arritur dot të arratiset deri sot. Baroni i kokainës u transportua në këtë burg për të vuajtur dënimin që ju dha nga Gjykata e Nju Jorkut .


El Chapo transferohet në një burg të sigurisë së lartë skica gjykatë

Ky burg quhet ADX Supermax Florence, dhe gjendet në një zonë të izoluar rreth 150 kilometra nga qyteti i Denverit. Ky është ndër burgjet më famëkeqe të Amerikës, nga fama e tij ka marr dhe pseudonimin «Alcatraz of the Rockies».

Në këtë burg mbahen disa nga kriminelët më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një nga këta është dhe Autori i sulmi me bombë në Boston, Dzhokhar Tsarnaev, Ted Kaczynski (ose Unabomber siç quhet dhe nga FBI-ja). Gjithashtu aty ndodhet dhe një nga terroristët e 11 shtatorit, Zacarias Moussaoui.


El Chapo transportohet në një burg të sigurisë së lartë friends
Disa nga të burgosurit që vuajnë dënimin në ADX Supermax Florence

Në këtë burg nuk ka ndodhur asnjë arratisje që nga dita që është hapur, diku në vitin 1994. Sipas rrjeteve informative Amerikane ku është tamam burgu i duhur për El Chapo-n, pasi në të kaluarën kishe arritur të arratisej dy herë nga burgjet e Meksikës. Herën e parë ai ishte arratisur duke u fshehur në një shportë të lavanderisë ndërsa herën e dytë ishte arratisur nëpërmjet një tuneli me motor.

Ky burg rrethohet nga një rrethim i cili është 4 metra i lartë, dhe është i pajisur me fjalën e fundit të shkencës si sensorë lazer dhe presioni. Gjatë gjithë kohës aty patrullojnë 11 gardjanë me qen të trajnuar dhe ka 12 pozicione me snajperë.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat