Connect with us

Azia

Elefanti hakmerret duke vrarë personin që e godiste

Published

on

Elefanti hakmerret duke vrarë personin që e godiste ma kamxhik featured

Një trainer në kopshtin zoologjik të Indisë ka vdekur pasi një elefant i madh mashkull e kishte goditur menjëherë pasi ai e kishte gjuajtur me kamxhik. Në një video që ishte regjistruar nga kamera e sigurisë, trajneri po përpiqej ti bënte banjë këtij elefanti. Ai e godiste kafshën me një send të fortë për ta detyruar elefantin të ulej.

Elefanti hakmerret duke vrarë personin që e godiste ma kamxhik

Fillimisht, elefanti nuk sillej në mënyrë kërcënuese por kjo gjë kishte ndryshuar kur trajneri kishte rrëshqitur dhe ishte rrëzuar. Pikërisht në atë moment elefanti ishte ulur me peshën e tij mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Kolegët e tij të cilët e panë me sytë e tyre këtë incident kishin vrapuar për ta ndihmuar por nuk kishin arritur ti shpëtonin jetën. Presioni i peshës së kafshës i kishte copëtuar kockat.



Më të lexuarat