Connect with us

Greqi

Eleni Theocharous: Athina duhet të pezullojë çdo proces të integrimit të Tiranës në BE.

Published

on

Athina duhet të pezullojë çdo proces të integrimit të Tiranës në BE

Athina duhet të pezullojë çdo proces të integrimit të Tiranës në BE.

Eurodeputetja Qipriote e cila u shpall “Persona Non Grata” Elena Theocharous e Konsideron vrasjen e Katsifës si të paramenduar dhe paralajmëron se Rama do ta paguajë shtrenjtë dhe që “nuk do tja kalojë aspak këndshëm”.

Rama “nuk do tja kalojë aspak këndshëm”, deklaroi euro deputetja Qipriote që njëkohësisht është dhe kreu i lëvizjes “Solidariteti” , Elena Theocharous, e cila i dha lamtumirën e fundit luftëtarit të lirisë Kostandin Kaçifa, bëri këtë deklaratë në një intervistë për Gazetën “Kyriakatiki Dhimokratia “.

Athina duhet të pezullojë çdo proces të integrimit të Tiranës në BE

Ajo shton se Shqipëria e sotme. Shqipëria e spastrimit etnik të Minoritarëve nuk ka shanse për t’u bashkuar me BE. Ajo karakterizon vrasjen e Kaçifës si të paramenduar dhe thekson me hidhërim se nga qeveritë aktuale të Greqisë dhe Qipros ajo “nuk pret asgjë” .

Zonja Theocharous, kohët e fundit, Greqia humbi dhe po mban zi për një luftëtar të shquar të atdheut tonë që ra në Epirin e Veriut. Përse vitet e fundit helenizmi numëron vetëm viktima në frontet kombëtare dhe madje pa e përdorur sakrificën e tyre kundër armiqve të saj?

Kjo ndodh Për shkak se qendrat vendimmarrëse janë të okupuara nga njerëz me mos njohje strategjike, Me sindroma Fobie dhe nuk janë ne gjendje të mbajnë peshën e një historie 3 mijë vjeçare dhe një Kulture Liberale. Na qeverisin njerëz indiferentë , gjoja modernizues dhe modernë, gjoja njerëz multikulturorë dhe kozmopolitan vetëm viktima në frontet kombëtare dhe madje pa e përdorur sakrificën e tyre kundër armiqve të saj?

Njerëz të cilët identifikojnë patriotizmin e shëndoshë dhe mbrojtjen e drejtësisë së njerëzve me nacionalizmin..”Udhëheqës” që shtiren si njohës, logjikë, realistë, shërbëtorë të bindur të afendëve të huaj, të cilët shkatërruan ekonominë dhe e goditën energjinë e helenizmit, moralin kombëtar, vizionet dhe vështrimet , besimin dhe shpresën e tij.

Këta njerëz Ekzekutojnë në mënyrë kontraktuare Urdhrat që u jepen . Tmerrohen nga fqinjët tanë agresivë dhe abuzivë duke heshtur para sfidave të tyre. Në mënyrë që BE të vazhdojë t’ju japë mbështetjen financiare dhe tolerancën e saj.

Natyrisht që mbështetja financiare e BE-së është e rëndësishme sipas kushteve që janë formuar!!

Por këtu po braktiset Helenizmi në vendet e diasporës dhe po lihet të shpërbëhet , po zbehet duke u fikur , dhe në kohën kur kjo nuk nënkupton pretendime territoriale. Kjo tregon mangësi të vetvetishme dhe një formë “Vetë Dorëzimi” .Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj çdo greku, kudo që ai jeton. Kërkojmë të pretendojë dhe të mbrojë të drejtat njerëzore e të gjithë neve..

Informacione që mbërrijnë në Athinë nga “Shërbimet” indikojnë se Kryeministri shqiptar ka urdhëruar ekzekutimin e Katsifas. A ishte ky akt (edhe një tjetër ) vepër Për terrorizimin e pakicës

Sigurisht që ishte e Specifikuar , për të mos thënë e paramenduar , vrasja e Katsifës qysh në majin e kaluar. Helenizmi në Epirin e Veriut jeton nën regjimin e terrorizmit dhe represionit. Katsifas me veprimin e po bëhej i rrezikshëm.

Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra ai duhej të heshte. Por Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje dhe morëm flamurin dhe idetë e Katsifas dhe i ngritëm ato në Kulm.

Prania juaj atje e zemëroi regjimin, duke ju deklaruar “Person të padëshirueshëm”. E vutë re qartë spastrimin etnik që zbatohet mbi pakicën?

Në të vërtetë ndodh një spastrim etnik. Greqia duhet të denoncojë zhdukjen dhe shpërbërjen e helenizmit në çdo hap të ofruar, të ndërmarrë masa dhe të vendosë sanksione, Të bëjë apel në gjykatat ndërkombëtare. Greqia duhej të bënte gjithçka për t’i mbajtur grekët në vendin e tyre, Duke ndërtuar dhe duke pajisur me staf shkollat, universitetet dhe spitalet.

Duhet të mbështesë çdo lloj biznesesh të vogla të Vorjo Epirotëve, të japë statuse të privilegjuara për produktet e tyre

Te Dërgojë vizitorë dhe turistë në Vorjo Epirin Turistik dhe Historik , Të arsimojë grekët në universitetet greke falas , me kusht që ata të kthehen dhe do të punojnë në vendin e tyre, për të paktën pesë vjet.

Greqia duhet të bëjë gjithçka për maksimizimin e kushteve për Minoritetet e saj. Greqia duhet të tregojë çdo ditë në skajet e botës dhe në mbarë helenizmin, mesazhet që dërgojnë sakrificat e fëmijëve tanë .Për sa më përket mua: As edhe një pyetje nuk mu bë nga qeveritë e Greqisë dhe Qipros se përse më persekuton rrëgjimi i Ramës.

Cilat janë marrëdhëniet midis regjimit të Ramës dhe Turqisë së Erdoganit? Duket qartë se regjimi i Ramës po aplikon islamizimin e Shqipërisë ndërkohë që të gjitha shenjat tregojnë se Shqipëria po bëhet një kukull dhe një “satelit” i Turqisë. Çfarë shpjegimi jepni?

Turqia po zbaton planet e rishikuara të saj duke ndjekur të krijimin e një harku Pan-Turk nga Indonezia deri në Adriatik. Shteti i korruptuar shqiptar është menaxheri ideal i këtyre planeve. Duke zbatuar strategjinë që Turqia zbatoi në Qipro.

Fonde të bollshme për blerjen e ndërgjegjes si dhe rekrutimin e agjentëve, shkollat islamike dhe xhamitë kudo ..Bashkë me to dhe fanatizmi islamik i të rinjve analfabetë të pabindur. Dikush duhet të parandalojë Turqinë nga servirja e këtij koktej eksplozivi.

Ju ekspozuat ekzekutimin e Konstantinos Katsifas në parlamentin Evropian. Çfarë mendoni për rrjedhojën e kësaj çështjeje, në mënyrë që vrasja të mos harrohet dhe Shqipëria të paguajë një çmim të rëndë?

Kemi nisur tashmë mjaft manovrime që kanë hyrë në zbatim. Nuk do të ndalem. Nuk mund të ndalem. Nuk do të ndalem. Dhe as nuk do harroj. Rama nuk do të kalojë mirë.

Ju keni, përveç shtetësisë Qipriote dhe atë Greke. Ju jeni një profesore e mjekësisë në universitetin e Demokritit. Çfarë prisni nga shteti grek që të bëjë më tej?

Unë kam qenë një mësuese dhe jam Greke këtu e mijëra vjet. Thjesht Nuk pres asgjë nga qeveritë aktuale të Athinës dhe Nikozisë! Athina duhet të pezullojë çdo proces të integrimit të Tiranës në BE.

Pse shteti zyrtar grek reagon ngadalë, dhe nganjëherë e njollos pasionin e luftëtarëve Guximtarë të lirisë? Çfarë do të bënte aleati ynë Izraeli në një rast të tillë?

Izraeli nuk është një shembull që më frymëzon sepse politikat e saj bazohen në dhunën e pafund.

Por pas vrasjes së Gumës dhe Kaçifës si dhe shkeljes së të drejtave të gjithë Epirit të Veriut dhe të drejtave pronësore të Himarjotëve . Çështje që i kemi theksuar në Parlamentin Evropian. Greqia duhet të kishte pezulluar tashmë çdo proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Që nga viti 2009, Shqipëria po luan lojra me Greqinë, duke arritur kulmin me qeverinë e tanishme, e cila anullon marrëveshjet dypalëshe, parashtron çështje të pavlefshme (Si Çamët), Sulmon ministra, Kultivon anti-helenizmin, duke shfarosur Minoritetin Grek, Përdhos të vdekurit (Katsifas dhjetë ditë i pa varrosur); dhe pala greke i nënshtrohet këtij abuzimi me servilizëm. Kriza ekonomike e ka bërë vendin kaq të dobët?

Kriza ekonomike është rezultat i krizës morale që na ka goditur. Është rezultat i konvertimit të popullit në njerëz të dëshpëruar që nuk e njohin më forcën e tyre. Megjithatë ne Grekët kemi zgjidhje, madje edhe kur arrijmë në situata të tilla, Akoma edhe kur kemi “thikë në kockë” dhe “Hallkat në zverk”.

Më të lexuarat