Connect with us

Europa

Emanuel Makron-i fshin fjalët mama dhe baba

Published

on

Emanuel Makron-i fshin fjalët mama dhe baba featured

Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe partia e tij kanë dorëzuar një projektligj mbi ndërrimin e të dhënave të prindërve të fëmijëve. Ky projektligj synon të përballet me racizmin dhe diskriminimin shoqëror karshi qifteve homoseksuale. Është propozuar që në vend të fjalëve baba dhe mama të shkruhet “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Presidenti francez  me anë të këtij projektligji synon të vihet një fund në zgjedhjet seksuale të personave që disponojnë një status ligjor, qoftë martesë politike ose marrëveshje ligjore.



Ky projektligj është diskutuar në parlament dhe pritet të dërgohet në senat. Deputetët konservatorë kanë kritikuar ashpër këtë projektligj duke vënë në dukje se pjesa dërrmuese e familjeve ndjekin standardet tradicionale. Njëkohësisht, ata theksuan se ky projektligj do të shpërbëjë konceptet themelore të familjes.

«Edhe pse duam ta mirëpresim këtë lajm, pasi na lejon një pjesëmarrje të barabartë në dokumentet përkatëse, diçka që nuk ekzistonte para këtij projektligji. Megjithatë duhet të theksojmë se një ndarje e tillë do të shkaktonte konkurencë mes prindërve se cili është numri 1 dhe cili i dyti», tha presidenti i prindërve homoseksualë.

Deputetja e partisë së Makron-it Valerie Peti, ka shpjeguar në kuadër të diskutimit për projektligjin se: «është anakronike të dallosh familjen në bazë të gjinisë së prindërve».

Ky projektligj thotë: «Për të evituar diskriminimin, regjistrimet në shkolla, autorizimet prindërore dhe çdo dokument tjetër zyrtar në lidhje me fëmijët do të përfshijë ekskluzivisht fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Vini re se kjo masë e re vjen si vazhdim i ligjit të vitit 2013, i cili flet për barazinë ligjore të martesave midis çifteve heteroseksuale dhe atyre homoseksuale.


Më të lexuarat