Connect with us

Amerika e Jugut

Emiliano Sala përcillet në banesën e fundit

Published

on

Emiliano Sala përcillet në banesën e fundit featured

Brenda një atmosfere të mbushur me emocione u zhvillua funerali i Emiliano Sala-s në vendlindjen e tij në Prongreso, një fshat me 3000 banorë.

Një grup lojtarësh i klubit San Martin de Progreso, krijuan një rrjetë simbolike me trupat e tyre për të kaluar kufoma e lojtarit të famshëm. Kufoma e tij ishte transportuar në Argjentinë gjatë ditës së premte.



I gjithë ky emocion ishte shprehur gjatë duartrokitjes së fundit për futbollistin Argjentinas. Arkivoli i tij u transportua nga palestra e skuadrës “Club San Martin de Progreso” për në Santa Fe për tu djegur.

Trajneri Diego Solis tha: «Ndihemi të pikëlluar për këtë humbje, ai ishte heroi ynë». Në Argjentinë kishin udhëtuar dhe ish bashkëlojtari i tij Palua si dhe trajneri i Kadif Nil  Uornok. Familja e tij tashmë mban hirin e trupit të tij, i cili në kulmin e karrierës së tij humbi jetën në një aksident ajror.

Rrethanat e vdekjes së tij

Sipas të dhënave të publikuara nga analizat mjeko-ligjore, Emiliano Sala  kishte gjetur vdekjen si pasojë e dy goditjeve, një në kokë dhe një në gjoks.

Njëzet e tetë vjeçari po udhëtonte nga Franca për në Britani me datë 21 janar për të dhënë debutin e tij në Premiere League me skuadrën e Kardif City. Aeroplani i tij ishte zhdukur nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi “English Channel” . Pikërisht vendi ku ishte rrëzuar avioni në të cilin ndodhej.



Raporti përfundimtar i Organizatës kërkimore të Aksidenteve Ajrore, në lidhje me shkaqet që kishin shkaktuar këtë aksident, pritet të vonohet nga 6 deri në 12 muaj. Megjithatë, pritet publikimi i një përmbledhje të shkurtër gjatë 15 ditëve të ardhshme.


Më të lexuarat